Për Dibrën me dinjitet dhe dashuri!
Me respekt dhe përgjegjësi ju prezantojmë listën e këshilltarëve të Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI) për Zgjedhjet Lokale në Dibër, të udhëhequr nga bartësi i listës, z. Artin Spahiu.
Kjo listë është ndërtuar me kujdes dhe me dashuri për Dibrën, duke përzgjedhur njerëz të ndershëm, profesionistë të përkushtuar, intelektualë, të rinj dhe të reja me energji të re, si dhe qytetarë të respektuar që gëzojnë besimin e komunitetit.
Bashkë me kandidatin për kryetar, z. Ilirjan Fetahun dhe listën për këshilltarëve, AKI paraqet ekipin më serioz dhe më të përgatitur për të udhëhequr Dibrën drejt fitoreve të reja dhe një të ardhmeje më të ndritur.
Aleanca Kombëtare për Integrim – Besëlidhja për dinjitet dhe zhvillim!