GazetaMax
Lajme

Lorans Bon do të sjellë mesazh për miqësi dhe mbështeje për perpektivën evropiane të Maqedonisë së Veriut

Shkup, 15 nëntor – Sekretarja franceze e Shtetit për Evropën dhe Punët e Jashtme, Lorans Bon, gjatë vizitës së saj në Shqipëri dhe në Maqedoninë e Veriut, do të sjellë mesazh për miqësi dhe mbështetje për perspektivën evropiane, njofton korrespondenti i MIA-s.

Bon, përgjegjëse për Evropën në Ministrinë e Evropës dhe Punëvet e Jashtme, do ta vizitojë Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut nga data 14 deri më 16 nëntor, konfirmoi Kej D’Orsej me një komunikatë zyrtare.

“Kjo vizitë është rezultat i arritjeve të Francës gjatë presidencës së saj me Këshillin e Bashkimit Evropian, me qëllim hapjen e negociatave aderuese me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut”, theksohet në komunikatën nga Parisi zyrtar.

Gjatë vizitës, sekretarja e Shtetit do të përcjellë një mesazh miqësie dhe mbështetjeje për perspektivën evropiane të secilit prej këtyre dy vendeve, duke nënvizuar hapat që do të ndërmerren. Ajo do të diskutojë gjithashtu projektet e bashkëpunimit, të cilat me siguri do të zhvillohen, përfshirë edhe brenda komunitetit politik evropian, në mënyrë që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut të mund të korrin përfitimet konkrete të përpjekjeve që i kanë bërë.

Lorans Bon gjatë vizitës në Shkup, do të takohet me presidentin e vendit, kryeministrin, si dhe me disa ministra dhe deputetë të Këshillit kombëtar për integrime evropiane të Maqedonisë së Veriut.

Janë planifikuar edhe shkëmbime me përfaqësues të shoqërisë civile, veçanërisht të rinjtë, si dhe think-tanke për thellimin e dialogut rreth çështjeve historike, kulturore dhe sociale

Related posts

Fshati Pallçisht mbi dy dekada pa ujë të pijshëm

Gazetamax.mk

Sanksione ndaj miliarderit rus, familjes së Peskovit dhe anëtarëve të Dumës

Gazetamax.mk

I dërguari gjerman për Ballkanin Perëndimor: Premtimi për zgjerimin e BE-së është i vlefshëm

Gazetamax.mk