GazetaMax
Lajme

LSDM: Mësimdhënësit tani pagat le t’i kërkojnë nga SASHK

Shkup, 18 prill – Qeveria e udhëhequr nga LSDM si asnjë deri tani ka treguar përkujdesje të vërtetë për arsimin si sektor kyç në shoqërinë tonë. Kështu shprehen në komunikatën e sotme për media nga partia Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë, informon Zhurnal.

Siç thonë nga kjo parti, në bisedimet me SASHK, Qeveria ka ofruar rritje të pagave të mësimdhënësve për 10%, gjegjësisht rritje për 2500 denarë mesatarisht, si dhe metodologji me të cilën sigurohet rritje e vazhdueshme e pagave dhe zgjidhje përfundimtare të statusit social të kuadrit mësimdhënës.

“Nënvlerësuese është refuzimi i rritjes së ofruar të pagave në kohë kur e gjithë bota përballet me krizë energjetike dhe ekonomike. Shkaktimi i dëmit ndaj nxënësve të cilët duhet të ndjekin mësimin është e papërgjegjshme. SASHK me refuzimin e ofertës, interesat personale i vendosi para interesave të fëmijëve.

Në përputhje me ligjin për marrdhënie pune dhe marrëveshjes kolektive për arsim fillor dhe të mesëm, edhe për të punësuarit në institucionet publike për përkujdesje dhe edukim të fëmijëve në moshë parashkollore, të punësuarve të cilët mbajnë greva do u paguhen vetëm kontributet”, paralajmërojnë nga LSDM.

Nga LSDM thonë se pagat që duhet t’i marin, tani le t’i kërkojnë nga SASHK. Kjo për arsye se siç thonë, të gjithë duhet të kujdesen për interesin e fëmijëve./Zhurnal.mk

Related posts

Gjermania hap tregun e punës për shkak të mungesës së fuqisë punëtore, nga viti 2023 lehtësime

Gazeta Max

Në Shkup sanksionohen 132 shoferë, 45 për tejkalim të shpejtësisë së lejuar

Gazeta Max

6 të vdekur dhe dy të zhdukur pas përmbysjes së një varke në liqenin Tahoe

Gazeta Max
Lajme

LSDM: Mësimdhënësit tani pagat le t’i kërkojnë nga SASHK

Shkup, 18 prill – Qeveria e udhëhequr nga LSDM si asnjë deri tani ka treguar përkujdesje të vërtetë për arsimin si sektor kyç në shoqërinë tonë. Kështu shprehen në komunikatën e sotme për media nga partia Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë, informon Zhurnal.

Siç thonë nga kjo parti, në bisedimet me SASHK, Qeveria ka ofruar rritje të pagave të mësimdhënësve për 10%, gjegjësisht rritje për 2500 denarë mesatarisht, si dhe metodologji me të cilën sigurohet rritje e vazhdueshme e pagave dhe zgjidhje përfundimtare të statusit social të kuadrit mësimdhënës.

“Nënvlerësuese është refuzimi i rritjes së ofruar të pagave në kohë kur e gjithë bota përballet me krizë energjetike dhe ekonomike. Shkaktimi i dëmit ndaj nxënësve të cilët duhet të ndjekin mësimin është e papërgjegjshme. SASHK me refuzimin e ofertës, interesat personale i vendosi para interesave të fëmijëve.

Në përputhje me ligjin për marrdhënie pune dhe marrëveshjes kolektive për arsim fillor dhe të mesëm, edhe për të punësuarit në institucionet publike për përkujdesje dhe edukim të fëmijëve në moshë parashkollore, të punësuarve të cilët mbajnë greva do u paguhen vetëm kontributet”, paralajmërojnë nga LSDM.

Nga LSDM thonë se pagat që duhet t’i marin, tani le t’i kërkojnë nga SASHK. Kjo për arsye se siç thonë, të gjithë duhet të kujdesen për interesin e fëmijëve./Zhurnal.mk

Related posts

Ivo Sanader, ish-kryeministri kroat, u lirua nga burgu

Gazeta Max

Punimet në aksin e ri të autostradës Ohër-Kërçovë, afër Podmoljes shkaktojnë tollovi dhe nervozizëm te shoferët

Gazeta Max

Ish ambasadori ‘rrëfen’ për avionin e dyshimtë në Beograd: Kjo e bën Serbinë bashkëpunëtore në vrasjen…

Gazeta Max