GazetaMax
Lajme

LSDM: Mickoski shfrytëzon festat për të gënjyer, nuk ka presion mbi deputetët e VMRO-së

Shkup, 19 janar – Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë sot përmes një kumtese për media, kanë hedhur akuza mbi Mickoskin se ky i fundit po plason gënjeshtra dhe është ngatërruar me gënjeshtrat e veta, e për këtë shkak sot në ditë feste ai plason gënjeshtra të reja, informon Zhurnal.

Nga kjo parti shtojnë se Mickoski për festën e Krishtlindjeve deklaroi se në fund të janarit do të mbledhë 61 deputetë për shpërbërjen e Kuvendit por sipas LSDM-së, nuk ka asgjë nga kjo gjë.

“Kur Mickoski nuk askund afër 61 deputetëve për shpërbërjen e Kuvendit, Mickoski plason gënjeshtra të reja për presione mbi deputetë. Nuk i ka hije askujt, aq më pak një politikani që festat t’i shfrytëzojë për të gënjyer popullin. Kuvendi nuk do të shpërbëhet por as nuk ka presione të tilla mbi deputetët”, thonë nga LSDM.

Ndryshe sot Mickoski u shpreh se LSDM po bën presion mbi deputetët e VMRO-DPMNE-së të binden për të votuar ndryshimet kushtetuese./Zhurnal.mk

Related posts

Dimovski largohet nga detyra Shef i Njësisë për intervenim

Gazeta Max

‘Ngrin’ euro, bie dollari/ Çfarë po ndodh me monedhat e huaja, njihuni me këmbimin valutor për ditën e sotme

Gazeta Max

Sekretari i NATO-s flet për pasojat në rast se Rusia i përdor armët kimike

Gazeta Max