GazetaMax
LAJME

LSDM porosi VMRO-së: Të gjitha paratë që i fituat në mënyrë kriminale, t’ua ktheni qytetarëve

Shkup, 13 qershor – VMRO-DPMNE dhe Hristijan Mickoski të gjitha paratë e fituara në mënyrë kriminale duhet t’ua kthejnë qytetarëve. Kështu fillon sot kumtesa e LSDM-së dedikuar kundërshtarëve të tyre opozitarë, VMRO-DPMNE, transmeton Zhurnal.

Siç shtojnë nga kjo parti, ky vendim do të ishte më idrejti sepse ato para janë të cilat u janë vjedhur qytetarëve për 11 vite me radhë.

“Aktvendimi në rastin “Talir 2” ka konfirmuar se VMRO-DPMNE ka punuar në mënyrë joligjore, në shpinë të qytetarëve, ndërtuan selinë luksoze dhe blenë objekte edhe në tredhjetë qytete tjera të shtetit.

Pasi të hyjë në fuqi aktvendimi, hapet mundësia që ky objekt të shitet apo të ridedikohet, të kthehet aty ku është marë, tek qytetarët.

Krimi i VMRO-DPMNE-së është vërtetuar edhe në lëndë tjera sikurse “Fortesa-Target”, “Parcelat në Vodno”, Tanku”, ndërsa në procedurë e sipër janë edhe lëndë tjera”, thonë nga LSDM.

Ata pohojnë se VMRO-DPMNE në palatin e bardhë kanë shtruar pllaka me vlerë 100 mijë euro, parket luksoz nga Italia me vlerë 76 mijë euro, vazo 180,000 euro, ndërsa për këto, shprehen se duhet të kërkojnë falje.

“VMRO-DPMNE dhe Mickoski duhet të përballen me realitetin se ka drejtësi duhet patjetër të ketë. Çdokush që ka shkelur ligjin duhet të përgjigjet, e paratë të kthehen mbrapsht te qytetarët”, thuhet në kumtesën e sotme të LSDM-së./Zhurnal.mk

Related posts

Pesë ambasadorë marin dritë jeshile edhe nga Pendarovski, së shpejti nisin me punë

e-max

Senatorët amerikanë të shqetësuar me ndikimin kinez në Ballkan

e-max

Korrupsioni po përzë çdo ditë e më shumë të rinjtë

e-max