GazetaMax
LAJME

Konferencë për promovimin e sipërmarrësisë sociale

Shkup, 13 qershor – Konferencë për promovimin e sipërmarrësisë sociale para sektorit të tyre, do të mbahet sot në Shkup në kuadër të Projektit “Mbështetja e ndërmarrjes publike”.

Në konferencë do të ketë prezantime të ndërmarrjeve sociale dhe do të diskutohet si kompanitë të jenë më solidare, ndërsa ndërmarrjet sociale ta rrisin frymën e tyre sipërmarrëse, kumtoi MPPS.

Konferencën do ta hapë zëvendësministri i Punës dhe Politikës Sociale, Enver Husejin, ndërsa në të do të fjalim do të ketë edhe ambasadori i Polonisë në Shkup, Vojçek Tiçinski. Mënyrat për mbështetjen e kompanive të ndërmarrjeve sociale, gjegjësisht mjetet financiare do t’i prezantojnë Barbara Sadovska dhe Tereza Zagrodska, nga projekti “Mbështetje të ndërmarrjeve sociale”.

Ndërmarrjet sociale “Izbor”, “Ednakvost”, “Mama organa”, “In Vivo” do ta prezantojnë konceptin e tyre të punës, duke ofruar mënyra për atë si edhe kompanitë tjera të përfshihen, qoftë si investitorë ose duke i involvuar ndërmarrjet sociale në zinxhirin e tyre të furnizimeve,

Projekti “Mbështetja e ndërmarrjeve sociale” financohet nga BE-ja, ndërsa implementohet nga Eptisa, në konsorcium me Barka dhe Ekoris, ku shfrytëzues është Ministria e Punës dhe Politikës Sociale.

Related posts

Dy mbledhje të Komisionit kuvendor ligjdhënës-juridik

e-max

VFV Clinic vjen me aparaturën më moderne mjekësore në vend!

e-max

Kanceri i prostatës, sëmundja më e shpeshtë tek burrat, mund të mjekohet me sukses me zbulim të hershëm

e-max