GazetaMax
Lajme

LSM falenderon pushtetin: Nuk ka ulje të pagave dhe humbje të vendeve të punës

Shkup, 18 tetor – Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë i “falënderon” kryetarin e Qeverisë, Kovaçevskin, ministren e Punës dhe Politikës Sociale, Trençevskën dhe ministrin e Financave, Besimin, që edhe një herë e kanë theksuar publikisht se Masat dhe plani për kursim, edhe pse i miratuar në seancë të Qeverisë dhe i dorëzohet deri te të gjitha institucionet për veprim nuk do të aplikohet për shkak të së cilës nuk do të ulen pagat e punonjësve në sektorin publik, askush nuk do të humbasë vendin e punës, nuk do të kufizohen të drejtat e punës, veçanërisht nuk do të shfuqizohen kontratat kolektive.

Për rikujtim, të njejtit premtuan rritje dhe harmonizim të pagave të punëtorëve në sektorin publik dhe ndonëse është obligim ligjor, kryeministri dhe ministrja e Punës nuk e realizuan premtimin, ndryshe nga të tjerët, ndërsa ministri i Financave, i cili ishte më së shumti kundër rritjes së pagave të punëtorëve në sektorin publik dhe për shkak të së cilës kryeministri dhe ministrat e tjerë nuk i rritën pagat, pranuan propozimin e LSM-së dhe për punonjësit në Ministrinë e Financave i rritën pagat për 30%

Mesazhet “inkurajuese” që punëtorët nuk i kuptojnë si ministrat, sidomos për faktin se disa prej tyre tashmë po dërgohen me leje të detyruar, veçmë po u zvogëlohen pagat dhe po bëhen lista për shkarkimin e punëtorëve, thuhet:

“Nuk do të ketë pushime nga puna dhe nuk do të ketë ulje të pagave të punëtorëve në administratë”, deklaroi ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska në Temën e ditës në televizionin Sitel.

“Nuk do të ulen pagat e punëtorëve”, tha sot kryeministri Dimitar Kovaçevski pasi që Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë (LSM) reagoi se nuk do të lejojë uljen e të drejtave të punëtorëve përmes shkurtimit të pagave, mospagesës së kompensimeve dhe kompensimet e pagave.

“Qëllimi nuk është shkurtimi i pagave të punëtorëve, por është një plan për qëndrueshmëri fiskale që përmban një sërë masash që synojnë konsolidimin e shpenzimeve dhe përmirësimin e cilësisë së shërbimeve që e marrin qytetarët”, tha Kovaçevski.

“Në asnjë moment, as kryeministri apo dikush tjetër nuk ka thënë se do të ulen pagat dhe kjo nuk është as në Planin e kursimeve, por ka disa sektorë dhe marrëveshje kolektive, vendimet e të cilave do të duhet të rishikohen”, tha mbrëmë ministri i Financave, Fatmir Besimi.

I ndajmë masat që nuk janë thënë por janë shkruar dhe për të cilat punëtorët mund të shohin vetë se çfarë nënkuptojnë dhe çfarë nënkuptojnë fjalët e qeveritarëve.

Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë

Related posts

Trajanov nuk e dëshiron ASH në Qeveri, paralajmëron votim kundër

Gazetamax.mk

Rinovohet Reparti i tretë i grave në Spitalin Psikiatrik Shkup

Gazetamax.mk

E diela mbetet ditë jopune, Gjykata Kushtetuese nuk ka nisur procedurë

Gazetamax.mk