Sunday, May 10, 2026

Lajmi në kohë reale

Luçiano Boçi në Kongresin e VLEN-it: Ky nuk është vetëm një kongres, por një moment politik për gjithë shqiptarët

Nënkryetari i Partia Demokratike e Shqipërisë, Luçiano Boçi, gjatë fjalimit të tij në Kongresin e VLEN, përcolli mesazhin e kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha, duke theksuar se ky kongres nuk është vetëm një ceremoni formale, por një moment i rëndësishëm politik për shqiptarët në gjithë rajonin.

Boçi deklaroi se bashkimi dhe fuzionimi i këtij koalicioni përfaqëson një shpresë të re politike dhe një model për tejkalimin e ndasive dhe egove personale.

“Ky nuk është vetëm një kongres, por një moment politik për gjithë shqiptarët në rajon”, tha Boçi, duke shtuar se VLEN përfaqëson nevojën për unitet dhe për një zë të përbashkët politik.

Ai vlerësoi se bashkimi politik i faktorëve shqiptarë është i domosdoshëm për përfaqësim më të fuqishëm dhe përballje më efektive me sfidat politike në rajon.

Latest Posts

Mos e humb lajmin