Lufta e delfinave dhe shtrirja e konfliktit përtej Ukrainës

Nga Dritan Haxhiraj

Rreth 20 anije të marinës ruse janë aktualisht në zonën operacionale të Detit të Zi, duke përfshirë edhe nëndetëse. Flota ruse e Detit të Zi ruan aftësinë për të goditur objektivat ukrainasë sidomos ato bregdetare, megjithëse ngushtica e Bosforit mbetet e mbyllur për të gjitha anijet luftarake jo ato turke, duke e bërë Rusinë të pa aftë të zëvendësojë kryqëzorin e saj të humbur në Detin e Zi “Moskva”. Detajet e këtyre orëve vinë nga pamjet satellitore të inteligjencës britanike M16.

Prania e këtyre anijeve ruse në mënyrë efektive bllokon çdo lloj aktiviteti ukrainas, madje edhe aktivitetet e rëndësishme tregtare që marrin daljen e tyre nga Deti i Zi.

Pritet një mision detar në
rajonin e Budjakut?

Kjo zonë e njohur gjithashtu si Bessarabia historike e cila është pjesa e Ukrainës që mbyll bregdetin e Detit të Zi me Moldavinë dhe shtrihet në Rumani, është një tjetër pikë e nxehtë që po e mbahet në vëzhgim nga aleatët e NATO-së,sepse asnjë nuk është më i sigurt se çfarë do të ndodhë. Sipas pamjeve televizive të ditëve të fundit në këtë pjesë të Moldavisë, sulmet e fundit janë rezultat i një inskenimi nga forcat separatiste lokale.

Arsyeja është krijimi i një preteksti për të lejuar Rusinë të shtrijë ofensivën e saj në perëndim. Qëllimi është lidhja e Transnistrisë me Krimenë gadishulli ukrainas në Detin e Zi, i pushtuar nga rusët në 2014,duke pushtuar rajonet jugore të vendit dhe ato që kufizohen me territorin separatist moldav.
Po përveç flotës detare ruse, një tjetër ushtri operative ndodhet në Detin e Zi.

Flota e delfinave dhe fokave.

Përdorimi i kafshëve për aktivitete të caktuara, ndonëse zgjon kuriozitet, është pika më interesante e këtij konflikti.Delfinët dhe fokat stërviten rregullisht për t’u përdorur në misione spiunazhi dhe kundërspiunazhi. Pasardhëse që nga Luftën e Ftohtë, CIA i përdori ato për të gjetur nëndetëset e Armatës së kuqe, dhe në shtator të vitit 2021 , Norvegjia zbuloi një beluga me tela që endej nën brigjet e ishujve Rolvsøya dhe Ingøya. Atje Perëndimi lufton për Arktikun dhe për rrugët e artikut ekstrem.
Perspektiva e një bllokadë detare afatgjatë në disa prej qendrave më të rëndësishme të eksportit të grurit në botë është në këto orë, shqetësimi i madhë për organizatat ndërkombëtare.

Lufta në Ukrainë filloi me një supozim të gabuar të ndarë nga shumica dërmuese duke përfshirë Shtetet e Bashkuara, se nëse Rusia do ta pushtonte, ajo do ta mundte Ukrainën dhe do ta bënte këtë shpejt.Ky nuk ishte rasti i Ukrainës dhe evolucionet në terren tregojnë një shtrirje të mundshme disa mujore duke arritur deri në 36 muaj. Duke pasur parasysh bllokadën e mundshme detare, mund të kujtojmë se Kuvajti për të bindur Shtetet e Bashkuara për të ndihmuar në mbrojtjen e eksporteve të saj të naftës komerciale detare gjatë të ashtuquajturës,luftë e cisternave Iran-Irak të viteve 1980, ju desh kohë të lobonte te SHBA për ta mbrojturë.

Do shpëtojnë delfinat, luftën e të mirës ndaj të keqes?
Njerëzimi rrezikon të ngelet pa grurë?
Bllokada ushtarake do të bëjë Odessan një Mariupol të ri?

Të fundit në përqindje