Nga: Dritan Haxhiraj
“La Repubblica“ është pronë e familjes Piemontese Agnelli. Ky brand i nivelit botëror ka si pronë makinën FIAT.
Ky brand botëror ka në pronën e vet edhe liderin tjetër të shtypit “ The Economist “ një nga shtyllat e botës Atlantike.
Pra SHBA dhe Mbretërisë së Madhe duke futur këtu gjithë Europën Perëndimore.
Shtëpia Agnelli ishte shtëpia dhe është akoma sot një nga pikat kyçe e marrëdhënieve midis Italisë dhe SHBA.
Mjafton vetëm një emër që lidh këtë Aleancë, është ai i ish Sekretarit të Shtetit të SHBA Henry Kissinger dhe ti kupton se për çfarë po diskutojmë.
Para disa ditësh “ La Repubblica “ dhe gazetarët e saj futën në krizë të vertetë sistemin politik në Gjermani.
Mjaftoi një fjali për SS dhe rolin e tyre në Luftën e Dytë Botërore, që Partia AdF e ekstremit të djathtë te futej në një proçes autokritikë.
Kjo falë “ La Repubblica “ fal gazetarëve dhe fal këtij Brandi të pëmasave botërore.
Është interesante se si Roma dhe aparati mediatik po ndihmojnë shqiptarët.
Kjo ka akoma më vlerë kur ajo vjen nga një media me prestigj të blinduar në arenën nderkombetare.
Goditja e madhe pa kthim u dha nga RAI.
Ajo goditi në zemër këdo në Itali, Shqipëri dhe padyshim komunitetin e madh mediatik kudo ai ndodhet.
Nuk dua të futem në madhështinë e politikanëve shqiptarë dhe në hallet që ata kanë me drejtësinë me shtetin dhe me Zotin.
Por kur ti akuzon RAI-në , “ La Repubblica “ gazetarët e saj , besoj se ata kanë shkundur nga themeli propagandën që Sistemi ka krijuar e ka manipuluar ndër dekada ne trojet shqiptare.
Nuk ka fitore më të madhë për Shqiptarët dhe për Botën e Lirë.
Lufta për denigrimin e miteve shqiptare është një akt.
Është ABC e gazetarëve trima që jetojnë në Perëndim.