GazetaMax
Lajme

Lufta në Ukrainë me pasoja për refugjatët kudo në botë

Shkup/Kiev, 24 Prill – Organizata e OKB-së për Refugjatët, UNHCR paralajmëron për ndikimet negative të luftës për refugjatët kudo në botë.

UNHCR konstaton një keqësim të dukshëm të situatës së refugjatëve në të gjithë botënpër shkak të luftës në Ukrainë. “Konflikti e ka keqësuar edhe më tej situatën e 84 milionë njerëzve në botë të larguar nga vendlindja, kjo pas ngushticave botërore në furnizimet ushqimore dhe shtrenjtimit të ndjeshëm të ushqimeve”, është shprehur Roland Bank nga dega e UNHCR-së për Gjermaninë për portalin mediatik gjerman, Funke Mediengruppe. Miliona vetë kanë humbur burimet e të ardhurave si pasojë e pandemisë dhe krizën ekonomike të lidhur me të.

“Frika është se kriza e Ukrainës do të ashpërsojë edhe më shumë këtë vit mungesat e artikujve ushqimorë dhe shtrenjtësinë”, ka thënë Bank. Çmimet e rritura për lëndët e para po ashtu e vënë para sfidash të mëdha furnizimin me ndihma humanitare dhe punën e UNCHR, shpjegon Bank. “Tani ajo që vlen është të pengojmë mosushqimin sa duhet të fëmijëve dhe strategji të dëmshme si borxhet e thella apo punën e minorenëve, duke siguruar të paktën për refugjatët ushqimin bazë”, theFAO: Çmime rekord për ushqimet në mbarë botënkson përfaqësuesi i UNHCR.

Related posts

Prokuroria kërkon paraburgim, dyshohet se dhunoi tre fëmijë

Gazeta Max

Fati i Kosovës i ngjashëm me atë të Ukrainës, përkrahja e SHBA-së dhe Perëndimit jetike!

Gazeta Max

Studimi i BE-së: Rrjetet mafioze të Ballkanit Perëndimor, rol kryesor në tregtinë e drogës

Gazeta Max