GazetaMax
Showbizz

Lufton për jetën pasi u keqtrajtua në një festë me sheikët, familja dyshon për trafikim njerëzor

Një modele ukrainase në rrjetin privat të ndarjes së fotografive “OnlyFans” është në gjendje kritike dhe po lufton për jetën pasi u gjet në anë të një rruge në Dubai me fraktura të rënda në shpinë, krahë dhe këmbë.

Maria Kovalchuk (20) nuk mund të flasë dhe familja e saj ka frikë se ajo ishte viktimë e një sistemi brutal të shfrytëzimit.

Maria ishte zhdukur për tetë ditë pasi u tha miqve se ishte ftuar në një festë në një hotel në Dubai.

Mediat lokale raportojnë se të afërmit e saj janë të shqetësuar se ajo mund të ketë qenë një skllave seksi dhe është përdhunuar për disa ditë përpara se të braktisej buzë rrugës.

Ajo dyshohet se ka marrë pjesë në një festë me “sheikë të panjohur” – ngjarje ku janë “mysafire” femra të njohura nga ish-shtetet sovjetike.

Besohet se ky ishte një tubim ku morën pjesë influencues të cilët paguheshin shuma të mëdha parash për të bërë gjëra të paimagjinueshme.

Ata shpesh i nënshtrohen abuzimeve ekstreme dhe poshtëruese në festa dhe përmbushin dëshirat e tmerrshme të njerëzve shumë të pasur.

Maria po lufton për jetën në spital dhe ka bërë katër operacione deri më tani.

Miqtë dhe familja filluan të kërkonin për Marian, e cila është me origjinë nga Lviv, dhe më pas e gjetën në spital.

Në festën e cila u mbajt më 9 mars, ajo dyshohet se ishte me dy burra që pretendonin se ishin përfaqësues të biznesit të modelingut.

Related posts

U kritikua për performancat e saj live gjatë shtatzënisë, reagon Dafina Zeqiri: Xheloza! Nuk e bëj për para por…

Gazeta Max

Dueti ardhur nga Hekurani dhe Anduena një nga më të pëlqyerit pë Festën e Flamurirlt

Gazeta Max

Qershia mbi tortë për fundvit/ Ja si vjen Alida Duka

Gazeta Max