GazetaMax
SPORT

Luis Suarez afër kalimit në MLS – pritet të bëhet shok skuadre me Chiellini e Bale

Luis Suarez është më afër se kurrë të arrijë një marrëveshje për kalimin në MLS.
Ylli uruguaian është pa skuadër që prej kur kontrata e tij me Altetico Madrid skadoi.
Lojtari  është në kërkim të një skuadre. MLS është destinacioni më i përfolur tash e sa javë dhe së fundmi duket se ka avancime në atë drejtim.
Taylor Twellman raporton se Suarez është shumë afër kalimit te skuadra e Los Angeles FC.
Suarez do të ishte goditja e tretë e madhe e kësaj skuadre, pas Giorgio Chiellini e Gareth Bale.
Uruguaiani donte një skuadër që garon në ‘Play Off’, për të mos humbur ritmin para Kupës së Botës.

Related posts

Arrestohet personi që dyshohet se e sulmoi portierin e Ballkanit

e-max

FIFA me përfitime marramendëse nga organizimi i Botërorit në Katar

e-max

Finale para finales – mësohen çiftet gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve

e-max