Një aksident rrugor është regjistruar në orët e para të mëngjesit në lagjen nr. 13 në Durrës, ku ka humbur jetën një 48-vjeçar.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:30, në një rrugë dytësore të kësaj zone. Sipas informacionit paraprak të policisë, një automjet që drejtohej nga një 39-vjeçar, banues në Kavajë, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me bordurën anësore të rrugës.
Si pasojë e përplasjes, ka humbur jetën pasagjeri, 48-vjeçari me inicialet L. L.
Pas aksidentit, drejtuesi i automjetit është larguar nga vendngjarja.
Durrës/Informacion paraprak
Rreth orës 04:30, në rrugën dytësore, lagja Nr.13, Durrës, shtetasi G. Gj., 39 vjeç, banues në Kavajë, duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe, për pasojë, automjeti është përplasur me bordurën anësore të rrugës.
Si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën pasagjeri, shtetasi L. L., 48 vjeç.
Drejtuesi i mjetit është larguar nga vendngjarja.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin dhe sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit, si dhe për kapjen e drejtuesit të mjetit.
Burimi:botasot.info
