Fushata zgjedhore për zgjedhjet lokale në Komunën e Kumanovës ka hyrë në një fazë të re, me hapjen e disa shtabeve zgjedhore në lagje dhe vendbanime të ndryshme. Kandidati për kryetar komune nga radhët e lëvizjes qytetare ZNAM, Maksim Dimitrievski, u mirëprit me entuziazëm nga banorët e lagjes Karposh, ku theksoi mbështetjen e gjerë për konceptin qytetar që ai përfaqëson.
“Sot morëm një përkrahje të fuqishme nga banorët e Karposhit. Kjo na motivon të vazhdojmë edhe më të përkushtuar në çdo lagje dhe vendbanim të Kumanovës,” u shpreh Dimitrievski.
🔹 Mbrëmjen e sotme u bë hapja zyrtare e shtabit zgjedhor në rrugën “Nikola Tesla” në fshatin Dolnë Kojnare, ku ishte e pranishme një atmosferë mjaft pozitive dhe entuziaste.
🔹 Po ashtu, në Gornë Kojnare, hapja e shtabit zgjedhor u shoqërua me një atmosferë fitoreje, duke treguar përkrahjen që po rritet për Dimitrievskin dhe ekipin e tij.
Kandidati i ZNAM, Maksim Dimitrievski, është duke udhëhequr një fushatë që fokusohet në zhvillimin lokal, transparencën në qeverisje dhe përfshirjen aktive të qytetarëve në vendimmarrje.
“Atmosfera që po krijohet në çdo hapje shtabi është dëshmi se qytetarët e Kumanovës janë gati për një drejtim të ri dhe të ndershëm. Fitorja është në horizont,” shtoi ai.
Fushata e ZNAM pritet të vazhdojë me ritëm të lartë në ditët në vijim, me takime direkte me qytetarët dhe prezantim të projekteve konkrete për komunën.