GazetaMax
Lajme

Maksim Dimitrievski: Romët e Kumanovës janë me ne, me Lëvizjen ZNAM

Kryetari i Lëvizjes ZNAM – Për Maqedoninë tonë, Maksim Dimitrievski, ka hapur sonte shtabin zgjedhor në rrugën “Anđa Rankoviq”, ku morën pjesë qytetarë të shumtë nga Kumanova dhe rrethina.

Në këtë ngjarje, Dimitrievski theksoi mbështetjen e fuqishme që po merr lëvizja nga komuniteti rom, sidomos nga lagjja Baraki, duke theksuar se ata janë bashkë me të, me kandidaten Ivana Gjorgjievska, si dhe me përfaqësuesit Samet Salievski e Muarem Shakirovski.

“Romët në Kumanovë janë me ZNAM – Për Maqedoninë tonë. Së bashku po ecim me energji pozitive dhe me vizion të qartë për të ardhmen e qytetit tonë dhe të vendit”, u shpreh Dimitrievski gjatë fjalimit.

Atmosfera e mbrëmshme në Pçinjë u karakterizua nga entuziazmi dhe përkushtimi i qytetarëve, të cilët dhanë mbështetje të fuqishme për fitoren e ZNAM në zgjedhjet e ardhshme.

Related posts

Element PR ndërpret marrëveshjen me Arsovskën, SHGM-ja e mirëpret vendimin

Gazeta Max

Kujdes/ Mjegull në akset rrugore Tetovë-Grupçin, Manastir-Prilep, Kumanovë dhe Shkup-Veles

Gazeta Max

Igor Nikollov është ambasadori i ri i Maqedonisë së Veriut në Paris

Gazeta Max