GazetaMax
Kuriozitete

Maldini optimist për rinovimin me Leaon

Drejtori i Milanit, Paolo Maldini është optimist për rinovimin me Rafael Leao.E ardhmja e Leaos vazhdon të komentohet, pavarësisht mbylljes se afatit kalimtar.
Portugezi po kalon në një formë mjaft të mirë, kjo ka bërë që edhe klubet e mëdha evropiane të kërkojnë shërbimet e tij.
Por, Milani nuk duan ta humbin anësorin, andaj janë në bisedime për të rinovuar kontratën e tij.
Së fundmi lidhur me këtë çështje ka folur drejtori i Milanit, Paolo Maldini, i cili u shpreh optimist se do arrijnë rinovimin e kontratës me yllin e tyre.
“Mendoj se kemi shanse të mira për të arritur një marrëveshje me Rafa Leao për një kontratë të re për ta mbajtur atë këtu në Milano. Leao e di se ky klub është më i miri për rritjen e tij”, ka thënë ai për ‘Gazzetta dello Sport’.
Interesim të madh për portugezin kanë shfaqur gjiganten anglezë, Manchester City dhe Chelsea.

Related posts

Gianni Infantino vjen sot në Kosovë

Gazeta Max

Christian Atsu nxirret i gjallë nga rrënojat që la tërmeti i fuqishëm në Turqi – i lënduar në këmbë dhe me vështirësi në frymëmarrje

Gazeta Max

Milan dhe Roma po i shkëmbejnë yjet

Gazeta Max