GazetaMax
Lajme

Manastiri ka frikë nga kufizimet e energjisë elektrike

Shkup, 1 Tetor – Edhe pse në afërsi është prodhuesi më i madh i energjisë elektrike në shtet, TEC Manastir, banorët e Manastirit kanë frikë si do ta kalojnë dimrin e ardhshëm. Ata thonë se do të ishte turp nëse do kishte kufizime në furnizimin me energji elektrike, kur çdo ditë thithin tymin që vjen nga Termocentrali nga përdorimi i thëngjillit për të prodhuar rrymë.

“Pritet të jetë e vështirë, pasi importohet energjia elektrike. Dhe kjo nuk varet nga ne. Mora edhe një shporet me gaz, nëse nuk ka rrymë. Duhet kërkuar zgjidhje alternative. TEC Manastiri është këtu, por kjo është kur nuk planifikohet…”, tha një qytetar.

“Do të jetë shumë më vështirë, jo vështirë. Manastiri është i infektuar me shumë sëmundje. TEC Manastiri konkretisht dhe askush nuk kujdeset për Manastirin…”, deklaroi një tjetër qytetar.

“Kam ngrohje dhe kam frikë. Nuk kam dru. Kam një shporet Kalorex, e solla në banesë. Do të jetë e vështirë”, shtoi një tjetër qytetar.

“Vitin e kaluar bora erdhi sërish. Nëse ky vit është si viti i kaluar, nuk do të jetë e lehtë”, tha një tjetër qytetar.

“Ngrohemi me dru, por do të duhet të harxhohen dy herë më shumë dru nëse dimri është shumë i ftohtë. Ende nuk i kemi marrë, ndërsa i kemi paguar që në shkurt, përmes pensionistëve. Çfarë thonë? Drutë ende po rriten në pyll..!”, deklaroi një qytetar.

Pronarët e lokaleve të gastronomisë në qytet shprehen të shqetësuar për paralajmërimet për masa të reja kufizuese ndaj këtij sektori këtë dimër.

“…Dëgjuam se do jetë e ndaluar ngrohja në tarraca. Shumë prej kolegëve do të ristrukturohen. Nëse kanë përdorur rrymë, do të përdorin naftë ose pelet…”, u shpreh Mario Trifunoski – kryetar i Klubit Esnaf- Manastir.

Megjithatë, një pjesë e gastronomëve në Manastir planifikojnë të mbyllen në dimër, ndërsa disa të tjerë planifikojnë të mbyllin një pjesë të kapacitetit ose të mos punojnë në ditë të caktuara të javës./Alsat.mk

Related posts

Arsovska do të paditet nga ish sekretari i saj

Gazetamax.mk

I FUNDIT/ Nuk është shkarkuar drejtori i PF Arafat Muaremi

Gazetamax.mk

Ahmeti i shpreh ngushëllime të sinqerta familjes së luftëtarit të UÇK-së nga Kumanova, Bekim Jashari

Gazetamax.mk