GazetaMax
Kuriozitete

Mancini: Do ta fitoj Kupën e Botës me Italinë

Trajneri i kombëtares italiane, Roberto Mancini ka folur në lidhje me Kupën e Botës.
Pavarësisht se fitoi Euro 2020, Italia humbi kualifikimin për Kupën e Botës 2022 që zhvillohet në fund të këtij viti pas një humbjeje shokuese nga Maqedonia e Veriut në ‘Play-off’.
Pas asaj ndeshje, Mancini mori kohë për të vendosur të ardhmen e tij përpara se të zgjidhte të mbetet trajner – dhe duke treguar se synon ta fitojë Botërorin.
“Që kur u bëra trajner, kisha një objektiv: të fitoja një Euro dhe një Kupë Bote. Një vit më parë, fitova Euron, ndërsa tani synimi është të fitoj edhe Kupën e Botë”, ishin fjalët e italianit për ‘Gzzetta dello Sport’.
Italia më 24 mars të këtij viti, pësoi humbje në kuadër të ‘Play Off-it’ për Kupën e Botës, ndaj Maqedonisë së Veriut me rezultat 1:0.

Related posts

Omer Bunjaku, drejtor sportiv i Ballkanit

Gazetamax.mk

Barcelona arkëton pikë të plota ndaj Mallorcas

Gazetamax.mk

Strategjia e Manchester Cityt me Guardiolën për të nënshkruar me Haalandin

Gazetamax.mk