GazetaMax
Kuriozitete

Mane i lumtur në Bayern Munich

Sadio Mane është shprehur i lumtur në ekipin e tij të ri.
Anësori senegalez kaloi merkaton e verës nga Liverpool drejt gjigantit gjerman, Bayern Munich.
Disa medie raportuan se ai nuk është i lumtur në ‘Allianz Arena’, por lojtari e mohon një gjë të tillë.
Mane shpreh se ka nevojë për kohë që të ambientohet, por është shumë i lumtur te Bayerni.
“Ndryshimi i klubit nuk është i lehtë. Kam kaluar tetë vite shumë të këndshme në Angli, dy në Southampton dhe gjashtë në Liverpool. Tani, unë jam në një vend të ri. Nuk është e lehtë, sepse gjithçka ndryshon shumë papritur: njerëzit, skema… gjithçka.
Më duhet të përshtatem. Njerëzit këtu janë mikpritës dhe ata janë lojtarë të vërtetë. Njerëzit në klub janë të mrekullueshëm, kështu që unë jam shumë i lumtur”, tha Sadio.
Në 10 ndeshje sa ka zhvilluar gjithsej, 30 vjeçari ka katër gola.

Related posts

Manchester City pas Musiala, por Bayern Munich bën gati rinovimin

Gazeta Max

Chelsea mund të tentojë për De Jong, nëse Kante nuk nënshkruan kontratë të re

Gazeta Max

Carrick afër marrëveshjes për t’u bërë trajner i Middlesbrough

Gazeta Max