Tuesday, April 21, 2026

Lajmi në kohë reale

Maqedonia e Veriut dhe Arabia Saudite drejt fluturimeve direkte, nis procedura për marrëveshje ajrore

Ministria e Transportit ka nisur procedurat për përgatitjen dhe lidhjen e Marrëveshjes për Transport Ajror ndërmjet Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Mbretëria e Arabisë Saudite, me qëllim hapjen e linjave të rregullta ajrore mes dy vendeve.

Sipas autoriteteve, marrëveshja do të krijojë kornizën juridike për vendosjen e fluturimeve direkte, duke qenë se deri më tani nuk ka ekzistuar komunikim i drejtpërdrejtë ajror ndërmjet dy shteteve.

Zëvendësministrja e Transportit, Kaltrina Zekolli Shaqiri, theksoi se ky hap paraqet një zhvillim të rëndësishëm në forcimin e lidhjeve ekonomike dhe tregtare mes dy vendeve.

“Vendosja e fluturimeve të rregullta pritet të ndikojë drejtpërdrejt në rritjen e turizmit, lehtësimin e lëvizjes së qytetarëve dhe biznesit, si dhe në zgjerimin e shkëmbimeve tregtare dhe investimeve,” deklaroi Zekolli Shaqiri.

Ajo shtoi se Ministria në periudhën në vijim do të ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshëm ligjorë dhe teknikë për rregullimin e transportit ajror, në përputhje me legjislacionin kombëtar dhe standardet ndërkombëtare të aviacionit civil, me synim finalizimin e marrëveshjes dhe operacionalizimin e linjave ajrore.

Latest Posts

Mos e humb lajmin