GazetaMax
LAJME

Maqedonia feston “Shën Klimentin e Ohrit”, delegacion kuvendor dhe qeveritar do të vendosin lule te busti i tij

Shkup, 8 dhjetor – Sot në RMV me disa ngjarje do të shënohet 8 dhjetori – dita e shën Klimentit të Ohrit.

Para përmendores së Shën Klimentit të Ohrit para Bibliotekës Nacionale Universitare në Shkup, një delegacion qeveritar dhe i Kuvendit do të vendosin lule, e në Kuvend do të jepet çmimi shtetëror “Shën Klimenti i Ohrit”, informon Zhurnal.

Në përbërjen e delegacionit qeveritar do të jenë zv.ministri i drejtësisë Agim Nuhiu, zv.ministri i financave Filip Nikolloski dhe zv.ministrja për ambient jetësor, Hristina Oxhaklieska, e në përbërje të delegacionit kuvendor do të jenë Goran Misovski, Daniela Markovska dhe Velika Stojkova-Serafimovska.

Çmimi shtetëror “shën Klimenti i Ohrit” jepet për realizime shumë vjeçare në fushën e edukimit, arsimit, kulturës, artit, shëndetësisë, mbrojtjes dhe avansimit të rrethit njerëzor dhe në fushën sociale.

Me këtë rast, sot në RMV është festë shtetërore dhe nuk punohet./zhurnal.mk

Related posts

Faleminderit besimtarë të respektuar, jeni të mrekullueshëm – Allahu ua pranoftë kurbanët tuaj

e-max

Kovaçevski – Edstadler: Maqedonia e Veriut është një partner i besueshëm dhe anëtar i ardhshëm i BE-së

e-max

Pendarovski – Boone: Falënderime për mbështetjen e Francës për integrimet tona evropiane

e-max