GazetaMax
LAJME

Pendarovski – Boone: Falënderime për mbështetjen e Francës për integrimet tona evropiane

Shkup, 16 nëntor – Miqësia dhe përparimi i marrëdhënieve ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Francës dhe përpjekjet e bëra franceze për hapjen e bisedimeve për anëtarësim të vendit me Bashkimin Evropian, ishin theksuar në takimin e sotëm të presidentit Stevo Pendarovski dhe sekretares shtetërore për Evropë të Republikës Franceze, Lorans Bun.

Presidenti Pendarovski, siç informojnë nga Kabineti i tij, duke shprehur gatishmëri për vazhdimin e mëtutjeshëm të dialogut intensiv politik, është falënderuar për mbështetjen nga Franca në kuptim të integrimeve tona evropiane, si dhe fokusin në bashkëpunimin dypalësh, me çka është përshëndetur nënshkrimi i marrëveshjes para pak kohësh për përforcimin e bashkëpunimit në mbrojtje.

Bashkëbiseduesit biseduan edhe për negociatat e vendit për anëtarësim në BE, procesin aktual të skriningut, si dhe për fazat e ardhshme të cilat duhet të kompletohen si pjesë e procesit për bisedimet për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Evropian.

Related posts

BERZH: Mbështesim tranzicionin e Maqedonisë së Veriut drejt energjisë së gjelbër

e-max

Arsimtari godet nxënësin në një shkollë të fshatit Përshefcë

e-max

Modeli i ri i subvencionimit në bujqësi para Qeverisë

e-max