GazetaMax
Lajme

Mariçiq – Mogerini: Aktivizojmë bashkëpunimin me “Kolegjin e Evropës” për mbështetje në bisedimet me BE-në

Shkup, 24 nëntor – Zëvendëskryetari i Qeverisë përgjegjës për Çështje Evropiane dhe kryenegociator me BE-në, Bojan Mariçiq, në kuadër të vizitës në “Kolegjin e Evropës”, në Bryzh kishte takim me ish përfaqësuesen e lartë të Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe të sigurisë, ndërsa tani rektore në “Kolegjin e Evropës”, Federika Mogerini.

Në takimin, e inicuar nga zëvendëskryeministri Mariçiq, ishte biseduar për mundësitë për avancimin e bashkëpunimit në kuadër të Memorandumit tashmë të nënshkruar për mirëkuptim, përmes kurseve të ndryshme, trajnimeve dhe projekteve të cilat do ta afrojnë procesin dhe lehtësojnë negociatat me BE-në.

“Mbështetja nga ‘Kolegji i Evropës’ në përforcimin e njohurive të administratës sonë do të jetë me rëndësi të madhe për procesin e integrimeve evropiane. Aktivizimi i Memorandumit të mirëkuptimit me ‘Kolegjin e Evropës’ është një shenjë e mirë e përkushtimit dhe dëshirës sonë për të përfunduar me sukses procesin e negociatave”, tha Mariçiqi në takim, duke shprehur besimin se bashkëpunimi do të zhvillohet në mënyrë dinamike në drejtim pozitiv dhe se rezultatet do të jenë të dukshme gjatë negociatave me BE-në.

“Është nder dhe kënaqësi që kemi mundësinë të bashkëpunojmë sërish, këtë herë në rolin tuaj si rektore e kolegjit. Bashkëpunimi me ju në vitet e kaluara nga pozicioni i përfaqësueses së lartë të BE-së për politikën e jashtme dhe të sigurisë ka lënë vulë të qëndrueshme në zhvillimin dhe ecurinë e procesit të integrimit evropian, përmes angazhimeve dhe kontributit tuaj personal në rrugën tonë drejt negociatave”, theksoi Mariçiqi në fillim të takimit.

Mogerini gjithashtu shprehu kënaqësi për iniciativën për aktivizimin e aktiviteteve të parapara me Memorandumin për mirëkuptim dhe nga mundësia e bashkëpunimit pikërisht në procesin e bisedimeve të Maqedonisë së Veriut me Unionin.

“Krahas kësaj, u shqyrtuan edhe mundësitë për pjesëmarrje të administratës sonë në seminaret verore të kolegjit, si dhe për mundësinë e bashkëpunimit të përbashkët projektues. Të dy shprehën pritshmëri se në këtë mënyrë do të kontribuohet në përmirësimin profesional të të gjithëve që janë të përfshirë në procesin e bisedimeve, si dhe se përforcimi i kapaciteteve është hap drejtë arritjes së qëllimit anëtarësimit deri në vitin 2030”, informojnë nga kabineti i zëvendëskryeministrit Mariçiq.

Sekretariati për Çështje Evropiane dhe “Kolegji i Evropës” në Bryzh nënshkruan Memorandum për Bashkëpunim, në maj të vitit 2016, në lidhje me shkëmbimin e njohurive dhe përvojave, aktiviteteve shkencore hulumtuese dhe të zbatueshme, si dhe specializim edukativ dhe të ekspertëve në administratën e Sekretariatit, sipas kapaciteteve dhe resurseve të të dyja institucioneve.

Pas takimit me rektoren Mogerini, zëvendëskryeministri dhe kryenegociatori me Bashkimin Evropian, Mariçiq do të ketë ligjërata para studentëve dhe diplomatëve të rinj nga “Akademia Diplomatike Evropiane”, e themeluar nga Shërbimi Evropian i Punëve të Jashtme (EEAS), në temën. “Procesi i zgjerimit të BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor, me fokus në integrimet evropiane të Maqedonisë së Veriut”.

Related posts

Regjistrimi 2021: Më shumë se një e treta e banesave në vend janë të pabanuara

Gazetamax.mk

Bekteshi: Etiketat në çdo produkt doemos në dygjuhësi, nëse jo, denime drakonike

Gazetamax.mk

Gjenden mbetje mortore në Prizren, dyshohen se janë nga lufta e fundit

Gazetamax.mk