GazetaMax
Lajme

Mariçiq: Raporti do të jetë udhërrëfyes për reformat

Shkup, 12 tetor – Edhe një tjetër Raport pozitiv i Komisionit Evropian për vitin 2022. Vijojnë analizar dhe hartëzimi i saktë i fushave në të cilat duhet të fokusohemi dhe me përpjekje të forta dhe më shumë reforma për të bërë një hap të madh përpara në rrugën drejt BE-së, njoftoi sonte zëvendëskryeministri përgjegjës për Çështjet Evropiane, Bojan Mariçiq. profilin zyrtar në Fejsbuk.

Mariçiq mori pjesë në takimin në Qeveri, ku shefi i Delegacionit të BE-së në vend, Dejvid Gir, i dorëzoi kryeministrit Dimitar Kovacevski raportin vjetor të Komisionit Evropian për Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin 2022, i pari pas hapjes së negociatave me Bashkimin Evropian.

“Në takim, ambasadori evropian Gir përcolli mesazhet e Komisionit Evropian, i cili mirëpret fillimin e procesit të negociatave, mbajtjen e konferencës ndërqeveritare dhe përpjekjet që po bëjmë për të përshpejtuar rrugën drejt BE-së. Raporti i ri, me të gjitha vërejtjet dhe indikacionet për progresin e Maqedonisë së Veriut, vjen gjatë procesit të shqyrtimit dhe padyshim do të jetë udhërrëfyesi jonë për reforma të reja”, thuhet në njoftimin e Mariçiqit.

Related posts

Kovaçevski kërkon marrëveshje për unitet kombëtar për BE-në dhe pret përgjegjësi nga të gjithë

Gazeta Max

Roli i parlamenteve është thelbësor për vlerësimin e raporteve të revizorit

Gazeta Max

Bytyqi: BRT nuk mund të ishte më i dëmshëm se autobusët 30 vjet të vjetër

Gazeta Max