GazetaMax
Lajme

Marrëveshje ndërinstitucionale për shfrytëzimin e Portës së Maqedonisë për martesa civile

Drejtoria për Udhëheqjen e Librave Amë njofton opinionin se është arritur marrëveshje ndërinstitucionale me IN – Muzeu i Luftës për Pavarësinë e Maqedonisë – Shkup, për përdorimin e sallës solemne në objektin Porta Maqedonia, me qëllim organizimin e ceremonive të martesës dhe kryerjen e shërbimeve përkatëse të regjistrimit në Librat Amë.

Në bazë të kësaj marrëveshjeje, Drejtoria do të ketë të drejtë të shfrytëzojë hapësirën në ditët e enjte, të premte, të shtunë dhe të diel, në orar nga 14:00 deri në 17:30, për realizimin e ceremonive zyrtare të martesës.

Ky bashkëpunim hyn në fuqi nga 1 qershori 2025.

Ky është një hap i rëndësishëm drejt përmirësimit të cilësisë së shërbimeve për qytetarët, duke u ofruar atyre mundësinë të realizojnë ceremoninë e martesës në një ambient të veçantë, të denjë dhe të lehtë për t’u mbajtur mend – në zemër të Shkupit.

Drejtoria për Udhëheqjen e Librave Amë mbetet e përkushtuar në misionin e saj për të sjellë shërbime më të afërta, më humane dhe në funksion të jetës reale të qytetarëve.

Related posts

Për hyrje dhe dalje nga vendi pritet deri në një orë

Gazeta Max

Drejtori i Shtëpisë së shëndetit, Selimi: Bëjmë përpjekje që të rrisim kapacitetet e Ndihmës së shpejtë

Gazeta Max

AETM: Me kartela për e-tregtarët janë realizuar 17,3 miliardë denarë në nëntë muajt e parë të vitit të kaluar

Gazeta Max