GazetaMax
Lajme

Martin Andonovski do të jetë bartës liste i këshilltare të VMRO në Gostivar: Fillon rruga drejt fitores në zgjedhjet lokale

Në mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv të VMRO-DPMNE-së, është konfirmuar zyrtarisht lista fituese e këshilltarëve për Komunën e Gostivarit në zgjedhjet lokale që po afrohen. Bartës i kësaj liste do të jetë Martin Andonovski, një emër që gëzon besimin dhe mbështetjen e strukturave partiake dhe qytetarëve.

Andonovski, i cili e konsideron këtë detyrë si nder dhe përgjegjësi të madhe, theksoi se lista është përbërë nga personalitete të dëshmuara, të ndershme dhe me përkushtim për të mirën e qytetit. “Ne e duam Gostivarin. Ne do t’i mbrojmë me dinjitet interesat e çdo qytetari të komunës sonë,” u shpreh ai.

Ai premtoi:

Punë të palodhshme

Qasje të sinqertë dhe të ndershme

Komunikim të drejtpërdrejtë me qytetarët

Zgjidhje konkrete për problemet reale

“Andaj, jo vetëm që do t’i identifikojmë problemet, por do t’i zgjidhim së bashku. Do të realizojmë projekte që do ta bëjnë Gostivarin një vend më të mirë për të jetuar,” shtoi Andonovski.

Ai falënderoi presidentin e VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, për besimin që i është dhënë për të udhëhequr listën. Një falënderim të veçantë ai ia adresoi edhe kryetarit të Komitetit Lokal të VMRO-DPMNE-së në Gostivar, Goce Dimovski, si dhe të gjitha strukturave partiake – përfshirë Unionin e Rinisë, komitetet lokale dhe aktivistët në terren.

Related posts

Bilall Kasami nuk ndalet, asfalton dhe rrugën “Murat Baftjari”

Gazeta Max

Bekteshi: Me realizimin e investimeve të mëdha në burimet e rinovueshme të energjisë rrisim kapacitetet e vendore edhe në kushte krize

Gazeta Max

Si u inkasuan mbi gjysëm milioni euro nga “Ujësjellës-Kanalizim” në Shkup, publikohen imazhe që vërtetojnë rastin

Gazeta Max