GazetaMax
Lajme

MASH: Tekstet e reja për arsimin fillor prokurohen dhe shpërndahen sipas nevojave të komunave

Shkup, 10 shkurt – Tekstet e reja për arsimin fillor prokurohen dhe shpërndahen sipas nevojave të shprehura të komunave, informojnë nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës.

“Ministria e Arsimit dhe Shkencës vlerëson se prindërit e nxënësve të shkollave fillore në komunën e Tetovës mënyrë të pabazë thirren që të nënshkruajnë peticion drejtuar MASH -it për të kërkuar pajisjen me tekste shkollore.dhe korrigjimi i vërejtjeve në përmbajtje deri më 28 shkurt. Nuk do të donim të besojmë se bëhet fjalë për iniciativë e qendrës politike dhe prandaj po ndajmë më shumë informata me qytetarët për procesin e prokurimit dhe dorëzimit të teksteve shkollore”, bëhet e ditur në kumtesë.

Nga MASh rikujtojnë se reforma është në proces të sistemit arsimor kombëtar në pjesën e arsimit fillor, që nënkupton përgatitjen me faza të planeve mësimore dhe programeve të reja mbi bazën e të cilave përgatiten tekstet e reja shkollore.

“Vitin e kaluar shkollor ishin të përfshira klasat e para dhe të treta, kurse këtë vit klasat e dyta dhe të katërta. Tekstet që janë përgatitur, miratuar dhe prokuruar për të gjitha lëndët e këtyre klasave, sipas nevojave të shkollave të shprehura para fillimit të vitit shkollor, tashmë janë dorëzuar dhe janë duke u përdorur nga nxënësit. është duke u bërë edhe dorëzimi i teksteve shkollore për lëndët e caktuara, për të cilat procedurat e miratimit kanë përfunduar më vonë se koha e parashikuar”, theksojnë nga MASH.

Për klasat e tjera nuk ka tekste të reja, sepse reforma parashikon përfshirjen e tyre në vitet e ardhshme shkollore

“Tekstet shkollore ekzistuese mbeten të vlefshme,të cilat sipas rregullores ligjore përdoren deri në 5 vjet dhe për këto arsye nuk shtypen vëllime të reja për lëndë të caktuara, kryesisht art, muzikë dhe arsim teknik”, potencojnë nga Ministria.

Sipas të dhënave, siç thonë nga MASH, komuna e Tetovës ka pasur tirazhin më të madh të teksteve shkollore këtë vit shkollor, krahasuar me atë që ka kërkuar vetëqeverisja lokale. Konkretisht, nga 52,884 tekste të kërkuara, janë dorëzuar 42,000 tekste shkollore(79,4%). Në vitin paraprak shkollor raporti ka qenë 45.563 tekste të kërkuara dhe 20.440 tekste të dorëzuara (44,8%), ndërsa në vitin 2020-2021 janë kërkuar 84.575 kopje dhe janë dorëzuar 39.725 tekste shkollore (43%). Shumica e teksteve të dorëzuara janë tërësisht të reja, të përgatitura në përputhje me programet mësimore të reja të cilët i ka paraparë reforma.

Nga MASH theksojnë se për vitin shkollor 2023/2024 do të ketë plan programe të reja për klasat e treta dhe të gjashta dhe në bazë të tyre do të përpunohen tekste të reja. Procedurat kanë filluar dhe presim dorëzim në kohë dhe sigurisht në një tirazh që do të kënaqë nevojat e të gjitha shkollave dhe e përsërisim sipas numrit të nxënësve

“Duke pasur parasysh kompleksitetin e procesit të reformës, sfidat janë të shumta por me angazhimin e të gjitha palëve të interesuara ato tejkalohen . Sistemi i arsimit cilësor nuk ndërtohet brenda natës, as pa i tejkaluar problemet. Gjithashtu apelojmë që komuna e Tetovës të përfshihet në partneritet dhe të japë kontributin e saj, në mënyrë që reforma të përmbyllet me sukses”, informojnë nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës.

Related posts

Cili deputet i BDI-së po bënë “trysni” për emërimin e kryeprokurorit në “Prokurorinë për krim të organizuar”?!

Gazetamax.mk

Spasovski: Alarmet e rreme për bomba janë pjesë e luftës hibride

Gazetamax.mk

Ivanov: Propozimi francez është në Komisionin për Punë të Jashtme, duhet të thirret ministrja Teodora Gençovska

Gazetamax.mk