GazetaMax
Lajme

MASH: Vazhdimisht rrisim mbështetjen për arsimimin e fëmijëve dhe të rinjve rom

Shkup, 2 nëntor – Ministria e Arsimit dhe Shkencës vazhdimisht përforcon mbështetjen e arsimimit të fëmijëve dhe të rinjve rom. Arsimimi është e drejtë ligjore e çdo fëmije ndërsa angazhimet për përfshirje dhe mosdiskriminim janë të larta në agjendën e kësaj Qeverie dhe MASH. Si rezultat i kësaj, gjatë viteve të fundit kemi vërejtur përmirësim të strukturës arsimore të komunitetit rom.

Këtë vit shkollor, Ministria e Arsimit dhe Shkencës angazhoi 40 mediatorë arsimor rom, të cilët do të ofrojnë mbështetje shtesë për nxënësit e shkollave fillore në komunat me numër më të madh të nxënësve të komunitetit etnik rom. Roli i tyre është të ndihmojnë në përmirësimin e ndërgjegjësimit për mundësitë dhe aksesin në shkolla, të kenë takime të rregullta me popullatën dhe punonjësit e shkollës fillore në lidhje me specifikat arsimore dhe nevojat e këtij grupi të ndieshëm social të bashkëpunojnë rregullisht me bashkëpunëtorët profesional dhe mësimdhënësit për përmirësimin e arritjeve të nxënësve, si dhe të ndërmerren aktivitete për uljen e braktisjes së procesit edukativo- arsimor. Ndërmjetësit punojnë sikurse me nxënësit poashtu edhe me mësimdhënësit por gjithashtu bashkëpunojnë edhe me prindërit, përkatësisht me kujdestarët dhe pushtetin vendor, shoqërinë civile dhe institucionet dhe organizatat e tjera, në mënyrë që të ndihmojnë fëmijët të përfundojnë me sukses arsimin fillor.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ofron mbështetje financiare për arsimimin e fëmijëve dhe të rinjve rom përmes financimit të zbatimit të Strategjisë Kombëtare për romët dhe kjo mbështetje është vazhdimisht në rritje. Në vitin 2018 janë siguruar mjete për punësimin e 20 mediatorëve arsimorë rom, ndërsa në vitin shkollor 2022/2023 numri i tyre është rritur në 40.

Për nxënësit rom të shkollave të mesme, Ministria e Arsimit dhe Shkencës siguron bursa dhe numri i tyre po rritet nga viti në vit. Për vitin shkollor 2022/2023 janë siguruar 920 bursa për nxënësit rom të shkollave të mesme, që është 50 më shumë se vitin e kaluar shkollor.

Këtë vit shkollor do të ndahen 135 bursa për studentët rom të regjistruar në institucionet e arsimit të lartë dhe universitetet publike dhe private në RMV.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës i kushton vëmendje të veçantë qëndrueshmërisë së politikave arsimore të romëve, të cilat, si politika publike, janë të integruara në Strategjinë Kombëtare për romët. Ministria e Arsimit dhe Shkencës është lider në sigurimin e buxhetit

për ata – nga buxheti i përgjithshëm i dedikuar për zbatimin e Strategjisë për romët, pothuajse 40% sigurohet nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës

Related posts

Muhamed Zekiri assesi të shërohet, përsëri mungon në gjykim

Gazetamax.mk

Tilev: Procesi për në BE, barrë e rënd që nuk duhet fundosur

Gazetamax.mk

Ahmeti: Rusisë nuk i konvenon një Maqedoni e paqtë, Fronti Europian është e vetmja forcë për t’i bërë ballë

Gazetamax.mk