GazetaMax
Lajme

Mattarela sonte në mbrëmje ateron në Shkup, për vizitë zyrtare

Shkup, 7 shtator – Presidenti i Republikës së Italisë, Serxho Matarela, sonte në orët e mbrëmjes do të arrijë për vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Në Shkup, siç kumtoi Ambasada e Italisë, presidenti Matarela nesër do të takohet me presidentin Stevo Pendarovski. Pas takimit tet-a-tet, së bashku me delegacionet e veta, burrështetasit do të mbajnë takim pune, ndërsa pas përfundimit të tij është paraparë konferencë për shtyp me gazetarët.

Pas takimit me Pendarovskin, Matarela do të niset drejt Kuvendit, ku do të takohet me kryetarin e Parlamentit, Talat Xhaferi. Në kuadër të mbledhjes solemne, do t’iu drejtohet deputetëve dhe përfaqësuesve qytetarë dhe fetarë në vend. Më pas, së bashku me presidentin Pendarovski do të përkulen para përmendores së Goce Dellçevit në kishën “Shën Spasi”.

Presidenti Matarella nesër në orët e pasdites do të takohet me kryeministrin Dimitar Kovaçevski, ndërsa do të ketë takim edhe me përfaqësues të bashkësisë italiane në vend.

Related posts

Zëvendës ministri i MPB Iseni viziton SPB në Kumanovë dhe në Departamentin e Policisë në Mateç

Gazeta Max

Kryeministri Kovaçevski thirrje deputetëve: Miratoni ndryshimet e ligjit për TVSH-në dhe akcizat

Gazeta Max

Jeton Shaqiri: Punojmë për hapjen e qendrave për zhvillim profesional të mësimdhënësve në kuadër të të gjitha fakulteteve pedagogjike

Gazeta Max