GazetaMax
Lajme

Mbahet Samiti i parë kombëtar i shkollave të mesme

Shkup, 1 Tetor – Sot do të mbahet Samiti i parë kombëtar i shkollës së mesme, organizuar nga trupi përfaqësues i shkollave të mesme Organizata për dialog dhe afirmim të gjimnazistëve (ODAGj). Synimi i samitit 2022 është fjala e lirë e nxënësve të shkollave të mesme për problemet e tyre kolektive në nivel kombëtar dhe miratimi i zgjidhjeve të propozuara për ta.

“Vendimet që do të marrin gjimnazistët në këtë Samit do të jenë pjesë përbërëse e Deklaratës që do të zbatohet për të gjitha institucionet përkatëse dhe do të jetë një hap i madh përpara në përmirësimin e sistemit arsimor. Në këtë mënyrë të gjithë nxënësit në vend do të kenë mundësi të barabarta për të marrë pjesë në përmirësimin e sistemit arsimor, jo vetëm në nivel vendor, por edhe në nivel kombëtar. Kjo është një mundësi e shkëlqyer që nxënësit e shkollave të mesme të jenë politikëbërës në botën e shkollave të mesme”, thuhet në deklaratën e ODAGj.

Samiti Kombëtar i shkollave të mesme bart moton “Jini në hap me gjeneratën”. ODAGj është një organizatë e shkollave të mesme e përkushtuar ndaj misionit të saj për të krijuar një komunitet të nxënësve të përkushtuar, qytetarëve të përgjegjshëm dhe liderëve të ardhshëm. Motoja e ODAGj është “Nga nxënësit, për nxënësit“, sepse organizata shpreh punën e saj në promovimin e aftësisë kolektive të nxënësve për të inkurajuar përmirësimin e sistemit arsimor.

Related posts

Ursula von der Leyen: Ukraina, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria e kanë Evropën në zemër

Gazetamax.mk

Termeti shkund Nishin, dridhjet ndjehen edhe tek ne

Gazetamax.mk

132 pasagjer të avionit MU 5735 janë të vdekur, zyrtarët japin detaje mbi aksidentin ajror në jug të Kinës

Gazetamax.mk