GazetaMax
LAJME

Mbërrin në Durrës ‘Mv Eddystone’: Mbështetje për misionet e NATO në Ballkan

Durrës, 19 Shtator – Mëngjesin e sotëm në Portin e Durrësit është ankoruar anija ushtarake “MV EDDYSTONE” pjesë e kapaciteve logjistike ndihmuese të misionit të KFOR.

E gjithë ngarkesa e anijes u shkarkua, për të vijuar më pas transportin drejt Kosovës.

“MV EDDYSTONE” është një anije mallrash e dedikuar për transportin e mjeteve motorike, e ndërtuar në vitin 2002. Ka thellësi prej 5.5 m, gjatësi prej 193 m dhe gjerësi 26.07 m. Ndërsa kapaciteti i saj mbajtës arrin deri në 23,235 tonë.

Pjesë e projektit të Portit të ri të integruar të Durrësit në Porto Romano është dhe ndërtimi i një faciliteti autonom, bazë detare moderne që i përgjigjet nevojave të Forcës tonë Detare si dhe nevojave logjistike dhe të dislokimit të NATO-s.

Për zhvillimin e kësaj baze detare ka filluar bashkëveprimi intensiv me strukturat e aleancës dhe do të mbahen këtë muaj takime në nivel teknik.

Related posts

Gjykata Kushtetuese refuzoi të ndërmarrë iniciativë për kodin etik të diplomatëve

e-max

Panel diskutim: Dezinformatat ruse ndikojnë negativisht mbi të menduarit e njerëzve

e-max

Drejtori Halili priti në takim zëvendës ambasadorin spanjoll, Ernesto Herredero del Campo

e-max