GazetaMax
Lajme

Drejtori Halili priti në takim zëvendës ambasadorin spanjoll, Ernesto Herredero del Campo

Fokusi kryesor i takimit ishte vazhdimi i bashkëpunimit të suksesshëm dhe marrëdhënieve miqësore mes Spanjës dhe Maqedonisë së Veriut, me përkushtim të veçantë për rritjen e bashkëpunimit në fushën e shkencës, teknologjisë dhe kulturës.
U shqyrtuan mundësitë për projekte të përbashkëta dhe bashkëpunim midis kompanive dhe palëve të interesuara – faktorët ndikues të ekosistemit start-up nga Spanja dhe Maqedonia e Veriut, përmes lidhjes së sektorit privat dhe akademisë.
Është e rëndësishme të përmendet investimi në drejtim të programeve të përbashkëta për të rinjtë e vendit tonë dhe Spanjës, për themelimin e kompanive start-up dhe bashkëpunimin e ndërsjelltë, si dhe promovimin e Spanjës si destinacion për studime master dhe doktoraturë të studentëve nga këtu.

Related posts

Lladrovci: Këtë prirje të shtetit serb për gjenocid e kemi njohur e ditur që nga viti 1878

Gazeta Max

Maqedonia e Veriut zyrtarisht bëhet anëtarja e 103të e GFCE

Gazeta Max

23 vjet nga Masakra në Poklek dhe Çikatovë të Vjetër

Gazeta Max