GazetaMax
Lajme

Mbesa denoncon xhaxhain! Policia merr nën akuzë 51-vjeçarin, kreu marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj

Një ngjarje e rëndë raportohet në Elbasan, ku policia ka nisur hetimet ndaj një 51-vjeçari, i kallëzuar nga mbesa e tij 22-vjeçare për marrëdhënie seksuale pa pëlqimin e saj.

Sipas të dhënave paraprake, e reja ka deklaruar se ngjarja ka ndodhur rreth një muaj më parë.

Policia e Elbasanit konfirmoi se mori nën akuzë 51-vjeçarin, pasi është denoncuar nga mbesa e tij 22-vjeçare, se ka kryer një muaj më parë marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj. Ngjarja një muaj më parë, nisin hetimet për vërtetësinë e ngjarjes

Pas kallëzimit, materialet iu referuan Prokurorisë dhe është regjistruar procedimi penal ndaj të dyshuarit.

“Proceduan penalisht një 51-vjeçar, pasi ka kallëzuar mbesa e tij, 22 vjeçe, se ky shtetas rreth 1 muaj më parë dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me 22-vjeçaren pa dëshirën e saj. Nën drejtimin e Prokurorisë vijojnë hetimet për verifikimin e kallëzimit.”- bëri të ditur policia e Elbasanit

Autoritetet vijojnë hetimet dhe pritet të përcaktohen rrethanat e plota të kësaj ngjarjeje.

Related posts

Myftiu i shkupit Ismaili pret në takim Prof. Dr. Ines Murzaku profesoreshë në Universitetin “Seton Hall” të New-Jersey-t

Gazeta Max

Arrestohet ish-kryeministri i Bullgarisë, akuzat për korrupsion që rëndrojnë mbi të

Gazeta Max

Një nxënëse u dha 25 mijë euro shokëve të klasës që kërcënuan se do ta rrahin vëllain e saj të sëmurë

Gazeta Max