GazetaMax
Lajme

Mbështetje e fuqishme për Bashkim Ramosajn në Ratishë: Jemi bashkë gjithmonë

Kandidati për kryetar të Komunës së Deçanit nga radhët e AAK-së, Bashkim Ramosaj, vazhdon të marrë përkrahje të jashtëzakonshme nga qytetarët në çdo cep të komunës. Gjatë një tubimi të mbajtur mbrëmë në fshatin Ratishë, banorët i dëshmuan përkushtimin dhe besimin e palëkundur ndaj kandidaturës së tij dhe vizionit të tij për Deçanin.

Ramosaj falënderoi me mirënjohje qytetarët për mbështetjen dhe energjinë pozitive që po reflektojnë në çdo takim.

“Faleminderit Ratishë! Ju jam mirënjohës për mbështetjen e jashtëzakonshme që po na jepni gjithandej në Deçan. Këtë mbështetje e dëshmuan sonte edhe banorët e fshatit Ratishë, të cilët i falënderoj nga zemra! Do të jemi bashkë gjithmonë!”, – u shpreh Ramosaj.

Nën moton #FLASIMmePUNË, Bashkim Ramosaj po zhvillon një fushatë të qartë, të drejtpërdrejtë dhe të përqendruar në rezultate konkrete për qytetarët. Lista e tij për Kuvendin Komunal mban numrin AAK174 ✅, ndërsa mesazhi i tij është i qartë: besim, punë dhe zhvillim për Deçanin.

Related posts

Zaev: U bëj thirrje të gjithë përgjegjësve të gjyqësorit që mos lejojnë t’i skadojnë veprat e Mijallkovit

Gazeta Max

Kryeministri Kovaçevski në Samitin për Ballkanin Perëndimor në Berlin

Gazeta Max

Spasovski: Deri tani janë dhënë 18.223 dokumente udhëtimi, vetëm në Vjenë 884

Gazeta Max