GazetaMax
Lajme

Mbetjet inerte hidhen kudo në Tetovë

Edhe pse nga Saubermacher dhe Ndërmarrja Publike Komunale në Tetovë u mundësua grumbullimi pa pagesë i mbetjeve inerte, madje duke i marrë ato në çdo amvisëri, disa banorë të pandërgjegjshëm, vazhdojnë edhe më tej të hedhin mbetje inerte jashtë kontejnerëve. Nga Ndërmarrja Publike Komunale thonë se do të nis aksion për kapjen e personave që hedhin mbeturinat inerte nëpër rrugë, ndërsa po ashtu paralajmërohen edhe padi.

“Edhe më tej kemi banor të pandërgjegjshëm që hedhin rreth kontejnerëve. Por apeloj te qytetarët që të kenë kujdes sepse do ketë aksion nga inspektorati ku do bëhen edhe fotografime dhe ndaj atyre që hedhin do të ketë edhe padi penale. Andaj, lusim të gjithë që të lajmërohen në telefon sepse ne ua ofrojmë falas shërbimin dhe shkojmë ua marrim inertet në shtëpitë e tyre”, tha Havzi Rizvani. NPK “Tetova”.

Ndërkohë kreu i Komunës së Tetovës Bilall Kasami hodhi poshtë zërat se komuna kërkon një mijë denarë për bartjen e mbetjeve.

“Ka arsyetime se komuna kërkon nga një mijë denarë, komuna nuk kërkon asnjë cent për mbetjet jashtë atyre komunale, vetëm le të paraqiten dhe shkojmë i marrim deri në shtëpi, sepse me këto veprime e rëndojnë punën e marrjes së mbetjeve. Andaj i lus gjithë që të kujdesemi bashkë për qytetin dhe hapësirat publike”, u shpreh Bilall Kasami. Kryetar i komunës së Tetovës.

Ndërkohë që nga Saubermacher u caktua ky vend për hedhje të mbetjeve inerte edhe atë pa pagesë. Mjafton që qytetarët të kenë të paguara faturat e fundit të mbeturinave”.

Pikat më kritike në qytet ku hidhen më së shumti mbetjet inerte, janë lagjet jashtë qytetit, ku edhe kontrolli inspektoratit është më i dobët.

Related posts

Haxhiu “Jo” e madhe për Kryetare të Kuvendit: Rrëzim pas rrëzimi, VV s’e heq nga propozimi

Gazeta Max

Janevski: Ohri nuk duhet të jetë sinonim i akomodimit të shtrenjtë, dhomave të ftohta dhe mëngjesit bajat

Gazeta Max

Mot me diell, me vranësira të vogla dhe temperaturë deri në 25 gradë Celsius

Gazeta Max