GazetaMax
LAJME

Mbi 100 shkelje gjatë transportit të nxënësve

Shkup, 5 shkurt – Shkon në mbi 100 numri i shkeljeve të automjeteve që transportojnë nxënës për vetëm pesë javët e para të vitit. Policia gjatë kontrolleve të bëra ka konstatuar shkelje të shumta trafiku mes të cilave vetëm për muajin janar, janë konstatuar 62 shkelje të ligjit për siguri në trafik nga ana e transportuesve, 15 për shkelje të ligjit të automjeteve dhe dy shkelje të ligjit për armë.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

MPB

SHKELJE: 2023
LIGJI PËR AUTOMJETE : 15
LIGJI PËR SIGURI NË TRAFIK NË RRUGË:62
LIGJI PËR ARMË: 2

Nga MPB thonë se në rastet e gjetjes së shkeljeve apo veprave penale, policia vepron në pajtim me kompetencat dhe lëshon urdhërpagesa për kundërvajtje ose fillon procedurën e duhur kundërvajtëse ose penale. Nxënësit thonë se deri tani ishin ndjerë të sigurt në transport, por këto shifra i kanë shqetësuar. Kërkojnë kontrolle të shtuara dhe marrje të masave me qëllim që të ndjehen më të sigurt në rrugë.

“Personalisht ndjehem i sigurt, por nuk e di, nuk mund të flas në përgjithësi…. Normal se edhe problemet më shumë janë shtuar, kish qenë mirë të kish pas më shumë kontrolle që të jemi më të sigurt”, tha një nxënës.

”Problem është se nuk ka autobusë… Të sigurt jemi po, por duhet të ketë autobusë më shpesh… 01:48  duhet të ketë kontrolle më shumë…1:55 Të jemi më të sigurt”, shtoi një tjetër.

Nga Inspektorati i Transportit thonë se nën kompetenca të tyre është transporti ndërkomunal, transporti ndërkombëtar i udhëtarëve, si dhe transporti i mallrave në trafikun e brendshëm dhe ndërkombëtar. Nga atje theksojnë se do të ndërmarrin masat e nevojshme, te rastet që kanë të bëjnë me kompetencat e inspektoratit.

“ Inspektorati Shtetëror i Transportit ka bashkëpunim me MPB-në dhe institucionet e tjera kompetente, pas çka gjatë konstatimit të ndonjë shkeljeje nga ana e tyre që ka të bëjë me kompetencat e inspektoratit shtetëror të transportit jemi të informuar. Inspektorët tanë gjithmonë 24/7 dalin në terren dhe nëse konstatohen parregullsi, merren masat dhe veprimet në pajtueshmëri me ligjet materiale që i zbaton inspektorati”, thonë nga Inspektorati Shtetëror i Transportit.

Të dhënat janë alarmante edhe për vitin 2022, ku gjatë kontrolleve të transportuesve të nxënësve mes të tjerash, janë konstatuar 700 shkelje të ligjit për siguri në trafik rrugor, 112 shkelje të ligjit të automjeteve, 1 shkelje e ligjit për armë dhe 10 vepra penale për kryerje të transportit publik, pa poseduar licencë.

VITI 2022
SHKELJET:

LIGJI PËR AUTOMJETE: 112
LIGJI PËR SIGURI NË TRAFIK NË RRUGË: 700
LIGJI PËR ARMË: 1
LIGJI PËR VEPRAT KUNDËR RENDIT DHE PAQES PUBLIKE
LIGJI PËR LETËRNJOFTIM: 62

300x250

Related posts

Moti sot i ndryshueshëm dhe reshje të shiut

e-max

Azeski është jashtë vendit për shkaqe shëndetësore

e-max

Arsovski: Shumica parlamentare fiton tetë, por mund të humbas pesë, gjashtë apo shtatë deputetë

e-max