GazetaMax
Lajme

Nesër nis raundi i ri i bisedimeve mes rusëve dhe ukrainasve

Bisedime mes rusëve dhe ukrainasve do të ketë sërish.
Ukrainasit dhe rusët do të ulen sërish në tryezë. Raundi tjetër i bisedimeve ballë për ballë midis
Ukrainës dhe Rusisë do të zhvillohet në Turqi. Bisedimet nisin nga nesër dhe janë parashikuar të zgjasin deri të mërkurën, tha në mediat sociale negociatori ukrainas David Arakhamia.
Ukraina i përshkroi bisedimet e mëparshme me Rusinë, të nisura pasi Rusia pushtoi vendin muajin e kaluar, si “shumë të vështira”.
Sakaq, bisedimet në tryezë u ndërprenë disa ditë për të nisur sërish ditën e nesërme. Gjatë kësaj periudhe janë zhvilluar edhe bisedime online, por pa asnjë rezultat.

Related posts

Geer: Maqedonia e Veriut të shfrytëzojë periudhën deri në zgjedhje për reforma

Gazeta Max

Kerimi: Nuk guxojmë të lejojmë që Marshimi për Srebrenicën të zhduket – Nuk guxojmë të harrojmë gjenocidin!

Gazeta Max

Tusha: Ilaçi “Trikafta” është një shans për një jetë të re (Video)

Gazeta Max