GazetaMax
Ballina

Mbushja e telefonit natën e dëmton atë!

Telefoni celular tashmë është kthyer në objektin e pandashëm dhe shumë të nevojshëm për secilin prej nesh. Duke qenë kaq i nevojshëm, është mirë të kemi një bateri plot përgjatë gjithë ditës. Studimet e fundit kanë treguar se gjatë gjithë kësaj kohe, kemi qenë duke e karikuar gabim aparatin celular. Ideja e të bërit këtë proçes përgjatë gjithë natës, në fakt është tejet e dëmshme për telefonin.
Kjo sepse në këtë mënyrë, celulari karikohet edhe kur bateria ka arritur 100% të mbushjes, e sipas specialistëve, kjo sjell vetëm tension ekstra për aparatin, çka do të thotë dëmtimin e baterisë, deri në skadimin përfundimtar të saj.
Shpjegimi më konkret lidhet me faktin se bateria ka një përmbajtje acide, e cila nuk kërkon karikimin e plotë. Kuptohet, të gjithë dëshirojmë një celular të karikuar në maksimum për të nesërmen, por ka disa mënyra të tjera për ta arritur këtë, si psh: eleminimi i programeve që nuk i përdorim, përzgjedhja e zonave të mira me sinjal etj. Në fakt, mjafton vetëm një orë për të patur një bateri të qëndrueshme, kështu që rrjedhimisht do të na duhet të zbatojmë atë çfarë kanë rekomanduar specialistët.

Related posts

Ali Ahmeti me bashkëpunëtorë dhe Lladrovcin, bëjnë homazhe dhe vizitojnë familjen Rugova

Gazetamax.mk

Zbulimi i madh: Njerëzit do të jetojnë deri në 150 vite

Gazetamax.mk

Rriten shifrat e përdorimit të marihuanës së prindërve në prezencën e fëmijëve

Gazetamax.mk