GazetaMax
Kuriozitete

Mbyllet “në paqe”, 1-1,  ndeshja mes Sevillas dhe Valencias

Ka përfunduar me rezultatin 1-1 ndeshja në mes të Sevillas dhe Valencias e vlefshme për La liga.
Të dyja skuadrat tentuan që t’i marrin pikët e plota, por diçka e tillë nuk ndodhi,
Për mysafirët shënoi Edinson Cavani, me anë të një goditjeje me kokë.
Gjithsesi, pjesa e dytë prodhoi një rezultat tjetër, me Eric Lamelan që gjeti rrugën e rrjetës në kufijtë e kohës së rregullt.
Në këtë ndeshje pati edhe karton të kuq, me Kalas që u ndëshkua në minutën e 96′.
“Lakuriqët” patën një mundësi të artë për të realizuar golin e avantazhit me penallti, por Gaya dështoi dhe ndeshja u mbyll me këtë rezultat.
Pas këti barazimi, Valencia mbetet në pozitën e tetë me 15 pikë, ndërsa Sevilla renditet e 11-a me pesë pikë më pak.

Related posts

Po largohet nga Arsenali, ja ku po transferohet Lacazette

Gazeta Max

Nëse ndodh kjo, Gazidis mund të largohet nga Milan

Gazeta Max

Asmir Begovic, një nga të pëlqyerit e Ten Hag për portën e Man Utd

Gazeta Max