GazetaMax
Lajme

Mbyti babain kurse nëna në gjendje të rëndë, ja detajet për krimin e rëndë

Sot në orën 07.10, nëpunësit policorë nga NJPB Kërçovë privuan nga liria E.A. (48) nga fshati Sërbjan, Kërçovë, për kryerjen e veprës penale “vrasje”.

Siç kumtoi MPB-ja, rreth orës 7:00 në SP Kërçovë nga Shërbimi i Urgjencës Mjekësore të Kërçovës u denoncua se tek ata është lajmëruar E.A. dhe ka thënë se në shtëpinë e familjes në f.Sërbjan me sëpatë sulmoi prindërit e tij. Dy personat u transportuan me ambulancë në Qendrën Mjekësore të Kërçovës, ku U.A. (74), babai i autorit të krimit, ndërroi jetë nga plagët e marra, dhe F.A. (67), nëna e autorit të krimit, është në një gjendje të paaftë për t’u komunikuar.

E.A. është i privuar nga liria dhe pas dokumentimit të rastit, ndaj tij do të ngrihet kallëzim penal.

Related posts

Mbi 1200 shkelje në trafik për dy ditë, 305 gjoba për tejkalim të shpejtësisë

Gazeta Max

VLEN: 79 vende të reja pune për shqiptarët, po e bëjmë ndryshimin të prekshëm!

Gazeta Max

Dalja në Qendër Zhupë deri në orën 11:00 është 8,38 për qind

Gazeta Max