GazetaMax
Lajme

Më në fund në Kuvend u erdhi radha gjykatësve të rinjë kushtetues, emrat ende të panjohur!

Shkup, 13 maj – Konfirmimi i propozimeve për përzgjedhjen e gjykatësve të Gjykatës Kushtetuese, është një nga pikat e rendit të ditës në Komisionin për Çështje dhe Emërime, që do të thotë se sot është e mundur anëtarët e komisionit zyrtarisht të propozojnë emrat e gjykatësve të rinjë kushtetues të cilët duhet të zëvendësojnë ata që mandati u ka skaduar para disa muajve, informon Zhurnal.

Prokurori Republikan, Ljubomir Joveski, përsëriti se nëse propozohet, do të pranonte të bëhet gjykatës kushtetues.

Tani për tani e paqartë është se kush do të propozohet për gjykatës kushtetues duke patur parasysh se emrat propozohen në seancë duke mos u dorëzuar dokumente nga kandidatët. Deri tani spekuloheshte se LSDM do të propozojë sekretaren gjenerale të Kuvendit, Cvetanka Ivanova dhe një avokat të panjohur nga Manastiri, por këto emra si duket u larguan nga lista e partisë, e tani përmendet prokurori publik, Joveski.

Si propozim i VMRO-DPMNE-së përmendeshte profesoresha Gordana Siljanovska Davkoda, por edhe për këtë nuk ka konfirmim.

Për momentin Gjykata Kushtetuese funksionon pa katër gjykatës, të cilëve u ka skaduar mandati./zhurnal.mk

Related posts

Ministri Sali hapi Konferencën e 7 të mjekëve të Mjekësisë së Përgjithshme/Familjare të Europës Juglindore

Gazeta Max

Hotelet në Strugë dhe Ohër rezikojnë mbylljen gjatë dimrit

Gazeta Max

Xhaferi: Të gjithë ne pa përjashtim duhet të jemi rojtarë të të drejtave dhe lirive të njeriut

Gazeta Max