Dy futbollistë të Shkëndijës kanë marrë ftesë për t’iu bashkuar përfaqësueses së vendit në dy ndeshjet e radhës të Ligës së Kombeve.
Seleksionuesi i Maqedonisë së Veriut, Goce Sedloski, ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar për dy ndeshjet e fundit të këtij edicioni të Ligës së Kombeve, ku përfaqësuesen e presin përballjet me Skocinë në transfertë dhe Slloveninë në Shkup.
Në listën e seleksionuesit përfshihen edhe dy futbollistë të Shkëndijës. Mbrojtësi Anes Meliqi grumbullohet për herë të dytë radhazi, pasi la përshtypje shumë të mira në debutimin e tij me fanellën e përfaqësueses.
Ndërkohë, në listë përfshihet edhe sulmuesi Marko Gjorgjievski, i cili në grumbullimin e kaluar edhe pse i parashikuar, u detyrua të mos bashkohej me përfaqësusesen për shkak të një dëmtimi.
Burimi: botasot.info
