GazetaMax
Lajme

MEPSO në përkrahje të UShT-së dhe studentëve shqiptarë

Shkup, 27 dhjetor – Drejtori Gjerenal i Sh.A. MEPSO, Orhan Murtezani dhe Rektori i Universitetit të Tetovës, Kushtrim Ahmeti sot nënshkruan memorandum bashkëpunimi me çka përcaktohet korrniza e bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve.

Bashkëpunimi do të realizohet në sferën e elektroteknikës dhe teknologjive informatike përmes programeve edukativo-arsimore dhe punës praktike, punë në projekte hulumtuese, përkrahje profesioniste, konferenca dhe seminare shkencore dhe punëtori
.
Me këtë memorandum ndër të tjera parashikohet edhe ndarja e bursave për tre studentë nga cikli i parë, i dytë dhe i tretë i studimeve, me kohëzgjatje prej 10 muajsh. Pagesa e bursës do të realizohet në dy këste brenda vitit, nga 40 000 denarë, ndërsa përzgjedhja e kandidatëve do të bëhet me publikim të konkursit paraprak.

https://www.facebook.com/MepsoAd/posts/pfbid02JzTwvzxP7BjHekiATYRwfEnrXwe1wULnXLK1vcJyjwTM4dMW315aFkAQ8QLbrPkpl

Related posts

BDI: Nëse nuk keni frikë nga vullneti i popullit, atëherë ejani në zgjedhje të parakohshme

Gazeta Max

Azeski: Jemi të kënaqur nga bashkëpunimi formal, por jo edhe thelbësor me Qeverinë

Gazeta Max

Përfundoi thirrja për subvencione të trotinetëve, vazhdon për biçikleta

Gazeta Max