GazetaMax
Ballina

Merita Syla dhe mezet e saj speciale bëhen hit në Tik Tok

Merita Syla është grua unike, me një energji tejet pozitive, e cila punën e saj e bënë me shumë pasion. Merita, përgatit meze speciale me porosi, për çka edhe është bërë e njohur.

Merita Syla, prej vitesh jeton dhe vepron në Diasporë, e ndonëse në Zvicër ka shkuar me familjen e saj si bebe tre muajsh, ajo i ka ruajtur dhe kultivuar traditat tona.

Personazhi i famshëm që e shohim në rrjete sociale duke prezantuar mezet e saj të mrekullueshme në dukje dhe shije, tregon se me meze ka filluar të merret prej Vitit 2017 dhe sot ka firmen e saj Aufschnittplatten Syla, me të cilën prezantohet edhe në rrjete sociale. Merita, thotë se e ka pasur gjithmonë pasion përgatitjen e mezeve, që tani i bënë për klientët e saj të dashur. Tregon se mezet i dekoron sipas porosive të klientëve të saj.

Meriten dhe mezet e saj i hasim shpesh në Tik Tok, e ajo tregon se për këtë rrjet social ka dëgjuar nga disa komshi dhe kështu ka provuar të bëjë ndonjë video, por nuk e ka besuar që përmes Tik Tokut do ta njohin kaq shumë njerëz atë dhe punën e saj.

Sa i përket reagimeve dhe komenteve në këtë rrjet social, Merita shton se njerëzit që kanë zemër, ata që i besojnë vetës, ata që nuk e kanë kompleks ti thonë dikujt qe e bënë punën mirë, njerëzit që e duan vetën, i bëjnë komplimente.

Ndërkohë, zonja Syla punon e dhe në një fabrikë të madhe mishi prej 22 vitesh. Pas pune, përherë është në shtëpi për të gatuar dhe kujdesur për dy fëmijët e saj, shtëpinë dhe çdo gjë tjetër. Kur flet për fëmijët, thotë se ata kanë të drejtë të bëjnë edhe gabime, sepse nga to mësojnë.

“Përherë jam aty për familjen time. Fëmijët i mësoj se si ta duan babë e nënë. Personalisht një herë në ditë i thërras prindërit e mi për të parë a janë mirë dhe a ju duhet diçka”, thotë Merita. Dhe në fund, nëse doni që tavolina juaj të jetë perfekte, të jetë e mbushur dhe të duket tejet bukur, ju e dini adresën e mezeve më të mira. Shtoni festave shije me përgatitjet e Merites.

Aufschnittplatten Syla Merita Syla Telefon: 079/729’47’21 9602 Bazenheid (Kanton St.Gallen) Schweiz🇨🇭

Related posts

Kanceri i pankreasit vështirë zbulohet, mjekët tregojnë simptomat e para për të cilat u ankuan pacientët

Gazetamax.mk

Përqafojini sa më shumë fëmijët tuaj, shpejt rriten

Gazetamax.mk

Sekretari shtetëror Toshevski vizitë në Podgoricë, takon sekretarët shtetëror në MPJ e Eurointegrime dhe këshilltarët e presidentit Milatoviç

Gazetamax.mk