GazetaMax
Kuriozitete

Mësohet arsyeja e rikthimit të Alvesit te Barcelona

Barcelona i ka ofruar Dani Alvesit mundësinë për t’u stërvitur me klubin para se të fillojë Kampionati Botëror “Katar 2022”.
Alves do të bashkohet me skuadrën e Brazilit në Katar në javët e ardhshme, transmeton Gazeta Express.
Kësisoj, 39-vjeçari ka kërkuar një bazë stërvitore në Evropë për të qëndruar në formë para se të udhëtojë drejt Katarit.
Pas largimit nga Barcelona, mbrojtësi veteran iu bashkua në korrik skuadrës meksikane, UNAM Pumas, me të cilën nënshkroi kontratë 12-mujore.
Sipas “Marca”, Alves tani është bashkuar me shokun e tij të vjetër të skuadrës, Rafa Marquez, për të qenë pjesë e seancave stërvitore te Barcelona B.

Related posts

Man UTD dhe Liverpool në “luftë” për super-lojtarin

Gazeta Max

Paga e lartë problem për largimin e Neto

Gazeta Max

Lionel Messi dhuron miliona euro për Turqinë dhe Sirinë

Gazeta Max