GazetaMax
Lajme

Meta dhe Kryemadhi zyrtarisht të divorcuar

Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi janë divorcuar zyrtarisht tanimë.

Në seancën në Gjykatën Civile të Tiranës ishte i pranishëm kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i cili ndodhet në burg që prej tetorit 2024, në kuadër të hetimeve të Prokurorisë së Posaçme SPAK.

Meta është shoqëruar nga qelia në burgun 313 drejt Gjykatës Civile me forcat e Policisë së Burgjeve.

Kurse Kryemadhi nuk është paraqitur në seancë, por u përfaqësua nga avokati i saj mbrojtës, Redi Llanaj.

“Sot në datën 11.04.2025, ora 10:30, pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, Dhoma Civile, u zhvillua seanca e pajtimit si dhe seanca gjyqësore me objekt zgjidhje martese me paditës I.M dhe të paditur M.K, ku të pranishëm ishin paditësi dhe avokati i tij. Pala e paditur, e njoftuar nga gjykata me fletëthirrje, nuk u paraqit në seancë, pa asnjë shkak ligjor, duke e lënë gjykimin në mungesë”, thuhet në njoftimin e gjykatës.

“Në përfundim të seancës, gjykata vendosi: Zgjidhjen e martesës midis paditësit I.M dhe të paditurës M.K.”.

Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta njoftoi në qershor të vitit të kaluar ndarjen me Monika Kryemadhin.

Lajmi u bë i ditur asokohe gjatë një interviste televizive në Syri TV, teksa vendosi edhe “vulën” e fundit në çarjen mes tij dhe Kryemadhit, duke përmendur se çështja është tashmë përfundimtare.

Meta deklaronte se ndarja e tij me Kryemadhin tashmë ishte duke u ndjekur dhe në rrugë ligjore.

Gjatë intervistës, Meta shprehej se ka lajmëruar dhe fëmijët e tij për vendimin e marrë.

“Znj. Monika Kryemadhi është tashmë ish-bashkëshortja ime dhe sot kam ndjekur edhe rrugën juridike për këtë çështje dhe kam njoftuar edhe djalin tim Besar Ilir Meta”, pohonte Meta.

Arsyet mbi këtë vendim ndërkaq, nuk i përfoli.

Related posts

LSDM: I mbrojmë qytetarët nga çmimet e larta

Gazeta Max

“Gjuanin mbi ne si në kafshë me snajper, automatik e zollë”, i mbijetuari i masakrës së Dubravës rrëfen tmerrin që përjetoi

Gazeta Max

Doganierët shqiptarë nga 1 Maji me rroga më të larta, rregullohet statusi i tyre

Gazeta Max