Tuesday, April 21, 2026

Lajmi në kohë reale

Mexhiti: 13 vendime për punësim të përhershëm për 13 mësues

Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, ka njoftuar se janë miratuar 13 vendime për punësim të përhershëm për mësues që deri më tani kanë qenë të angazhuar me kontrata mbi vepër.

Sipas tij, ky proces nuk do të ndalet këtu, por do të vazhdojë edhe në periudhën e ardhshme, me qëllim që të gjithë të angazhuarit me kontrata të përkohshme të kenë mundësinë të sigurojnë një vend pune të përhershëm.

“Fokusi ynë mbetet krijimi i vendeve të sigurta të punës për të gjithë, duke ndërtuar institucione funksionale dhe një administratë të konsoliduar”, ka theksuar Mexhiti.

Nga Komuna e Çairit bëhet e ditur se ky është vetëm fillimi i një procesi më të gjerë që pritet të përfshijë edhe punonjës të tjerë në të ardhmen.

Latest Posts

Mos e humb lajmin