GazetaMax
Lajme

Mexhiti: 6 miliardë euro! Një epokë e re investimesh po nis, nga Londra drejt Maqedonisë së Veriut!

Në Londër sot do të ndodh nënshkrimi i marrëveshjes strategjike midis Maqedonisë së Veriut dhe Mbrëtërisë së Bashkuar, marrëveshje kjo me vlerë prej 6 miliardë eurosh. Zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti, pas takimit në Londër me përfaqësues të Instrumentit për Mbështetje të Financimit të Jashtëm të Mbretërisë së Bashkuar – UKEF tha se marrëveshja për partneritet strategjik me Mbretërinë e Bashkuar zgjidh probleme jetike për qytetarët e Maqedonisë së Veriut. Ai gjithashtu shtoi se me te përfshihen projekte infrastrukturore dhe të shëndetësisë, arsimit dhe transportit, ndërsa kjo marrëveshje do të jetë në dobi edhe për mjedisin jetësor

“Sa i përket fushave të arsimit dhe shëndetësisë, parashihet ndërtimi i një spitali të ri në qytetin e Kërçovës, rikonstruksioni i spitalit të Tetovës, si dhe ndërtimi i Fakultetit të Mjekësisë në të njëjtën qytet. Po ashtu, në Shtip është planifikuar rikonstruksioni i spitalit dhe ndërtimi i Fakultetit të Mjekësisë,” deklaroi Mexhiti për TVM.

Ai shtoi se gjatë takimeve u diskutua edhe një ide e re nga Ministria e Mjedisit dhe Ambientit Jetësor për të shfrytëzuar këtë mundësi financiare, si dhe ekspertizën dhe përvojën britanike për të eliminuar mbetjet e rrezikshme që prej dekadash paraqesin kërcënim për ambientin dhe shëndetin publik në vend.

“Fokus i veçantë iu kushtua pastrimit të mbetjeve të rrezikshme si lindani në fabrikën e Ohisit, në Jugohrom, në Vaksincë e Llojan, të cilat përbëjnë rrezik potencial për gjithë vendin,” theksoi Mexhiti.

Ai e vlerësoi këtë si një hap të rëndësishëm në thellimin e bashkëpunimit ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Mbretërisë së Bashkuar, jo vetëm në aspektin ekonomik dhe të investimeve, por edhe në planin politik.

Related posts

Pasi problemi është me Arsovskën, protestat mund t’ë organizohen vetëm para qytetit të Shkupit

Gazeta Max

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Vlora Dumoshi, ka njoftuar se Kosova është vendosur që të udhëheq në dy komisione në forumin politik Procesi i Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP). Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, Dumoshi bëri të ditur se është zgjedhur unanimisht kryetare e Komisionit Qendror të SEECP për Arsim. “Jam e nderuar që unanimisht u zgjodha Kryetare e Komisionit Qendror të SEECP për Arsim”, ka thënë Dumoshi. Tutje, ajo ka shtuar se një delegacion nga Kuvendi i Kosovës është duke qëndruar në Budva të Malit të Zi, në kuadër të SCEEP. SCEEP synon bashkëpunim për paqen, sigurinë, stabilitetin, zhvillimin ekonomik, politik e shoqëror të gjithë vendeve të rajonit./Arbresh.info/

Gazeta Max

Osmani prezanton prioritetet gjatë kryesimit me OSBE-në gjatë vitit 2023

Gazeta Max