GazetaMax
Lajme

Mexhiti-Aggeler: Lufta kundër korrupsionit dhe përparimi drejt integrimit evropian nuk kanë alternativë

Lufta kundër korrupsionit dhe përparimi drejt integrimit evropian nuk kanë alternativë. Ky ishte mesazhi që përcolla sot në një takim të rëndësishëm me ambasadoren e ShBA-së në Maqedoninë e Veriut, Angela Aggeler, një aleate dhe mike e madhe e vendit tonë, shkruan zv. kryeministri Izet Mexhiti në profilin e tij në Facebook.

“Diskutuam gjerësisht për thellimin e partneritetit strategjik mes vendeve tona, mbështetjen e vazhdueshme të ShBA-së për reformat në drejtësi dhe përpjekjet tona të palëkundura në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

E ritheksova përkushtimin e Qeverisë për procesin eurointegrues dhe për rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë në kuadër të NATO-s, si garanci për siguri, stabilitet dhe zhvillim.

Biseduam gjithashtu për projektet madhore infrastrukturore, përfshirë ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10d, që janë thelbësore për rritjen ekonomike dhe lidhjen e qëndrueshme rajonale”, shkruan Mexhiti.

Mexhiti shton se në takim rikonfirmuam vullnetin tonë të përbashkët për një bashkëpunim të thelluar dhe afatgjatë me Shtetet e Bashkuara.

Related posts

Në Staravinë janë gjetur 837 bomba të pashpërthyera nga Lufta e I Botërore

Gazeta Max

Uzairi: Rini të qetë, ASh dhe Taravari janë në rrugën e drejtë

Gazeta Max

Ahmeti në drekë pune me Ramën: Ajo që u nënshkrua determinon të ardhmen e përparuar të vendeve tona

Gazeta Max